Në një deklaratë për shtyp të bërë sot nga NASA është lajmëruar se të dhënat nga orbituesi zbulues Mars Reconnaissance Orbiter (MRO) tregojnë për ujë në Mars. MRO ka vërejtur përmes spektrometrit se disa vija në shpatet e formacioneve malore në Mars, të quajtura “vija të përsëritura shpatesh” paraqiten gjatë stinëve të nxehta (verërave) dhe dukeshin sikur rridhnin, ndërsa gjatë stinëve të ftohta (dimrave) zhdukeshin. Nga studimi më i detajuar i këtyre vijave shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se kripërat e hidratuara rrjedhin në sipërfaqen e Marsit gjatë stinëve të nxehta.
Spektrometri na tregon se si duket spektri i dritës së pasqyruar nga një sipërfaqe. Nga pjesët e munguara të spektrit mund të zbulojmë përbërjen e sipërfaqes që e pasqyron dritën. Nga spektrat e mbledhur për Marsin, shkencëtarët kanë vërejtur se pjesë të caktuara të spektrit janë absorbuar. Pra, si çdo material, edhe komponimet në sipërfaqen e Marsit kanë thithur një pjesë të dritës që ka rënë mbi to dhe kanë pasqyruar pjesën e mbetur. Për të zbuluar se për cilat komponime bëhet fjalë, ata e kanë krahasuar spektrin nga Marsi me spektrat e krijuar në laborator për substanca të ndryshme. Nga kjo ata kanë zbuluar se në sipërfaqen e Marsit gjenden kripëra të hidratuara: perklorat magnezi, klorat magnezi dhe perklorat natriumi. Arsyeja pse ky zbulim është i rëndësishëm qëndron në faktin se kripërat në fjalë janë paraqitur të hidratuara, gjë që do të thotë se në sipërfaqen e Marsit, bashkë me to, rrjedh edhe ujë.

Në Mars, uji i pastër nuk është aq i qëndrueshëm sa në Tokë. Ndërkohë që në Tokë uji ngrihet në 0 gradë Celsius dhe vlon në 100 gradë Celsius, në Mars, ai ngrihet në 0 gradë Celsius dhe vlon në 10 gradë Celsius. Kjo ndodhë për shkak se atmosfera e Marsit është shumë e rrallë, më e rrallë se në majat më të larta të maleve në Tokë. Por, nëse uji në Mars nuk është i pastër por i përzier me kripëra, apo nëse është, siç e kanë quajtur gjatë deklaratës, “shëllirë perklorati”, atëherë temperatura e ngrirjes dhe vlimit do të ndryshojë. Shëllira e perkloratit do të ngrihet vetëm në -70 gradë Celsius dhe do të vlojë në 24 gradë Celsius. Kjo do të thotë se do të ketë një rang më të gjerë temperaturash, në të cilat uji i lëngshëm mund të gjendet në sipërfaqen e Marsit.
Shkencëtarët edhe më parë kanë pasur të dhëna për ujë në Mars, por bëhej fjalë për akull të gjendur nën sipërfaqen me pluhur të kuq në akullnaja me mjaftueshëm ujë për të mbuluar të gjithë planetin. Gjithashtu, shkencëtarët ishin në dijeni se Marsi në të kaluarën ka pasur ujë, madje më shumë se oqeani Arktik. Por, zbulimi i deklaruar sot tregon për ujë të lëngshëm që ndodhet tani në Mars, dhe kjo përbën një nga zbulimet më të mëdha të kohëve të fundit.

Një nga rrjedhimet më të rëndësishme të këtij zbulimi është se kërkimi për jetë në Mars tashmë nuk do të jetë vetëm një gjë që u shkon në mend shkencëtarëve, por një prioritet real. Vërtetë, ende askush nuk mund të thotë se në Mars ka jetë, por prania e ujit padyshim që i lehtëson gjërat. Në kushte aq ekstreme sa ato të Marsit nuk është e lehtë të ekzistojnë organizma. Përveç të ftohtit dhe ujit në forma jo shumë të përshtatshme, Marsi ka edhe atmosferë tepër të hollë gjë që do të thotë se rezet ultraviolet në Mars mund të zhdukin shumicën e organizmave si ata tokësorë. Por, nuk është e pamundur që jeta atje të ketë evoluar në mënyrë të tillë që rrezet ultraviolete të mos jenë problem. Një problem që mund të paraqitet nëse shkencëtarët arrijnë të gjejnë jetë në Mars do të jetë fakti se ajo mund të jetë jetë e dërguar nga Toka. Me vite, shkencëtarët kanë dërguar robotë të ndryshëm për studimin e Marsit. Këta robotë mund të kenë marrë me vete mikroorganizma nga Toka, të cilët mund të kenë mbijetuar në Mars. Kjo do të thotë se në rast zbulimi mikroorganizmash në Mars, ne nuk do të jemi të sigurt nëse bëhet fjalë për jetë marsiane pa bërë analiza të avancuara.
Burime:
1. http://www.nasa.gov/press-release/nasa-confirms-evidence-that-liquid-water-flows-on-today-s-mars
2. https://www.youtube.com/watch?v=D0xOygic_r0
3. http://astronomy.com/news/2015/04/mars-has-belts-of-glaciers-consisting-of-frozen-water
4. https://www.nasa.gov/press/2015/march/nasa-research-suggests-mars-once-had-more-water-than-earth-s-arctic-ocean