Planeti Mars ka dy hëna: Fobos dhe Deimos. Hëna Fobos rrotullohet rreth Marsit në distancë rreth 6000 km. Shkencëtarët së fundi kanë paraqitur një model për brazdat në sipërfaqen e tij, i cili tregon se Fobosit i kanë mbetur vetë 30 deri në 50 milionë vite jetë. Zbulimi është paraqitur dje (10 Nëntor) në Takimin e Divizionit të Shkencave Planetare të Shoqatës Amerikane të Astronomisë nga shkencëtarët e NASA-s.
Në sipërfaqen e Fobosit ndodhen disa brazda që duket se janë shenjat e para të humbjes së stabilitetit të hënës në fjalë nën ndikimin e forcave baticore. Më parë është menduar se këto vija ishin krijuar gjatë përplasjes që ka formuar edhe kraterin Stickney. Pastaj është zbuluar se këto brazda nuk kishin të njëjtën moshë. Forcat baticore nuk mendohej të ishin problem për Fobosin, para se të zbulohej se brendia e tij ishte grumbull rrënojash i mbështjellë me 100 metra rërë. Këto janë të njëjtat forca që krijojnë baticat e zbaticat e detërave dhe u japin Tokës e Hënës formën vezake. Por, tërheqja gravitacionale mes Marsit dhe Fobosit krijon forca baticore të cilat një hënë me bërthamë jo të ngurtë, siç është Fobosi, nuk do të mundet t’i përballojë gjatë.
Studimi i Fobosit si dhe hënës tjetër me fat të ngjashëm, hënës Triton të Neptunit, sipas Terry Hurford nga Qendra e Fluturimeve Hapësinore Goddard e NASA-s, është me rëndësi sepse një fat i tillë i pret edhe planetët që bien në yjet rreth të cilave rrotullohen. Njohuritë e marra nga sistemet planet-satelit, të cilat jemi në gjendje t’i studiojmë na ndihmojnë të kuptojmë çfarë ndodhë edhe në sistemet yll-planet, të cilat nuk i studiojmë dot.

Burime:
1. http://www.nasa.gov/feature/goddard/phobos-is-falling-apart