Yuri Milner, themeluesi rus i fondacionit Breakthrough Prize Foundation, ka vendosur të dhurojë 100 milionë dollarë për një projekt 10 vjeçar për kërkimin e jetës në planetë të tjerë. I bindur se ky shekull do te mbahet mend për udhëtimet në galaktikë ashtu si ai paraprak do të mbahet mend për udhëtimet brenda Sistemit Diellor, Milner thotë se përpjekjet për këtë duhet të jenë globale, duke lënë mënjanë ndarjet shtetërore e politike. Ai ka lajmëruar për financimin në fjalë dje, në një konferencë për shtyp. Stephen Hawking ka shtuar se “është koha t’i japim përgjigje pyetjes nëse ka apo jo jetë përtej Tokës”.
Kërkimi për jashtëtokësorët ka filluar në vitet ’60, kur radioteleskopët tanë u bënë mjaftueshëm të fuqishëm për të kapur sinjale nga planetët e tjerë. Projekti “Breakthrough Listen” që Milner financon përpiqet ta çojë në një nivel të ri këtë kërkim. Projekti në fjalë do përdori dy radioteleskopë ekzistues: Teleskopin e Green Bank (100 metrash) në Virginia-n Perëndimore dhe Teleskopin Parkes (64 metrash) në Australi. Projekti gjithashtu do të përdori Teleskopin 2.4 metrash Automated Planet Finder (Gjetësi i Automatizuar i Planetëve) të observatorit Lick në Kaliforni, për të kërkuar për flakërime lazeri nga hapësira.
Për të përpunuar të dhënat gjigante prej 10 gigabyte për sekondë që do mblidhen nga këta teleskopë, shkencëtarët do zhvillojnë një sistem për përpunim sinjalesh të bazuar në vargje portash të programueshme në terren dhe njësi përpunimi grafik (GPU). Meqë teleskopët do të sjellin tepër të dhëna, të dhënat do të përpunohen sapo të merren, pa u ruajtur. Projekti do të kërkojë jo vetëm në yjet pranë, por edhe në galaktika të tjera.
Burime:
1. http://www.seti.org/seti-institute/major-new-funding-for-seti
2. http://news.sciencemag.org/funding/2015/07/internet-tycoon-takes-search-extraterrestrial-intelligence-next-level