Kozmologët nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL) kanë studiuar Sfondin Kozmik Mikrovalor (angl. Cosmic Microwave Background) me qëllim zbulimin e informacionit rreth shpërndarjes së materies në univers. Ata u përpoqën të gjejnë nëse universi ka një drejtim të preferuar, nëse ndonjë drejtim në univers dallon nga të tjerët. Rezultatet e tyre treguan se, në fakt, universi nuk ka drejtim të preferuar. Ai është izotropik. Mundësitë për drejtim të preferuar janë 1 në 121000. Artikullin që tregon për punën e tyre e kanë postuar online në arXiv, ndërkohë që pritet të publikohet së shpejti në Physical Review Letters.
Njerëzit më parë kanë menduar se Toka është gjithçka apo të patën qendra e botës. Me thyerjen e kësaj ideje nga shkenca, është formuluar parimi se universi është homogjen dhe izotropik. Homogjeniteti nuk është i plotë, siç vihet re nga fakti se ka sisteme yjore, galaktika, grupe galaktikash, etj. Sidoqoftë, në shkallë të mëdha, përmbajtja e tij mund të konsiderohet homogjene. Strukturat johomogjene si sistemet yjore apo galaktikat mendohet të jenë pasoja të fluktuacioneve kuantike që janë paraqitur gjatë rritjes eksponenciale në fillimet e tij. Deri më tani, nuk kemi mundur të themi me siguri nëse universi është izotropik, meqë teorikisht do të mund edhe të mos ishte.
Sidoqoftë, modeli i pranuar sot në kozmologji e konsideron universin të njëjtë në të gjitha drejtimet. Matjet nga sonda WMAP e NASA-s në vitet 2000 kanë paraqitur mundësinë e një universi anizotropik. Sipas tyre, përgjatë një boshti të quajtur “boshti i së keqes” kishte disa valëzime në Sfondin Kozmik Mikrovalor.
Studimi i ri bazohet në të dhëna të tjera, jo nga NASA, por nga ESA. Këto të dhëna janë mbledhur nga anija kozmike Planck, e cila ka mbledhur informacion mes viteve 2009 dhe 2013. Në këto të dhëna, ata kanë kërkuar për parregullsi. Fillimisht, at kanë përcaktuar të gjitha boshtet e mundshme, përgjatë të cilave do të mund të kishte drejtim të preferuar. Pastaj, kanë përcaktuar teorikisht se çfarë do të duhet të shihnin në këto drejtime (ç’lloj formimesh apo fenomenesh) në mënyrë që të zbulojnë se universi në fakt e ka një drejtim. Pastaj kanë kërkuar në të dhënat nga ESA për ndonjërin nga fenomenet që prisnin në ndonjë drejtim. Asnjëri nga ata fenomene nuk është paraqitur. Kjo do të thotë se ato fenomene nuk janë aty ku do të ishin në një univers anizotropik dhe për pasojë ka shumë më shumë mundësi që ai të jetë i tillë. E vetmja gjë e keqe është se gjithçka varet nga parashikimet. Ne nuk kemi universe të tjera izotropike as anizotropike për t’i përdorur për krahasim dhe për pasojë ekziston mundësia që drejtimi apo fenomeni që dëshmon të kundërtën thjesht nuk është marrë parasysh.

Referencat:
1. http://www.sciencemag.org/news/2016/09/it-s-official-you-re-lost-directionless-universe
2. http://arxiv.org/pdf/1605.07178v2.pdf