Dhe pastaj ndodhi shpërthimi! Nova V1369 Cen (e njohur ndryshe edhe si Nova Centauri 2013) shpërtheu duke hedhur në hapësirë një re të madhe gazrash. Për ndryshim nga Supernova, shpërthimet Nova nuk e shkatërrojnë yllin. Ato ndodhin kur një yll i vjetër i quajtur ‘xhuxh i bardhe’ ka një shoqërues, të cilit ia merr hidrogjenin meqë ka gravitet më të lartë. Pasi që xhixhi i bardhë mbështillet nga një shtresë hidrogjeni, në këtë shtresë fillon fuzioni me ç’rast ndodh një shpërthim që e hedh në hapësirë të gjithë shtresën. Ky shpërthim u dha shkencëtarëve mundësinë të analizojnë spektrat plot informacion të ri të mbledhura gjatë tre javëve të para pas shpërthimit. Me sa duket, në këtë shpërthim krijohen kushtet për prodhimin e litiumit. Artikulli i botuar te The Astrophysical Journal raporton se sipas spektrave të mbledhura, Nova Centauri 2013 ka hedhur në hapësirë litium me shpejtësi 2 milionë kilometra në orë. Sasia e litiumit e prodhuar në këtë rast nuk është e madhe, por nëse çdo Nova krijon kaq litium, kjo sasi është e mjaftueshme për të shpjeguar nga e marrin litiumin yjet e rinj.
Burime:
1. http://iopscience.iop.org/1475-7516/2014/10/050
2. http://iopscience.iop.org/2041-8205/808/1/L14/article?fromSearchPage=true