Votimet bëhen për 15 yje dhe 32 ekzoplanetë. Yjet e 5 sistemeve të hapura për votim i kanë emrat. Emrat nga të cilët do të mund të zgjidhni janë propozuar nga klubet e astronomisë dhe organizatat jofitimprurëse nga 45 shtete. Janë gjithsej 247 propozime. Secili yll apo planet do të paraqitet me emrin shkencor dhe anash ka të dhënat për emrat e propozuar. Kur të klikoni fjalën ‘vote’ në sistemin e shënuar me emrin e yllit do ju hapet faqja me propozimet për emrat e planetëve dhe/ose yjeve që e përbëjnë atë sistem. Emrat shkencorë janë në formën:
Për yjet: emër ylli, ose, nëse bëhet fjalë për sistem me më shumë se një yll, emri i yllit të parë i ndjekur nga shkronja A (e madhe) dhe emri i yllit të dytë i ndjekur nga shkronja B (e madhe), e kështu me radhë.
Për planetët: emri i yllit rreth të cilit orbitojnë i ndjekur nga shkronja b (e vogël) për planetin e parë të zbuluar në atë sistem, shkronja c për planetin e dytë, e kështu me radhë.
Për të votuar KLIKONI KËTU!
Së shpejti do të sjellim si përditësim te ky artikull shpjegimet në shqip për të gjithë emrat e propozuar për yjet dhe planetet!
Burime:
1. http://www.iau.org/news/pressreleases/detail/iau1511/
2. http://www.iau.org/news/pressreleases/detail/iau1511/