Perseidët janë meteorë që shfaqen në drejtim të yjësisë së Perseut dhe krijojnë çdo vit një shfaqje dritash në qiellin e gushtit. Nëse vendosni të shihni një shi meteorik, ky është njëri që ia vlen ta shihni sipas faqes së NASA-s. Përveç që është një nga më të ndritshmit, këtë vit piku i tij përkon me një natë pa hënë. Shiu meteorik ka filluar më 13 korrik dhe do vazhdojë deri më 26 gusht, duke kulmuar në natën e 12-13 gushtit. Më 14 gusht Hëna nuk do të jetë e dukshme. Në kulmin e shiut meteorik, qielli do ndriçohet nga 100 meteorë në orë që lëvizin me shpejtësi 59 km/s.
Perseidët janë mbetje të kometës 109P/Swift-Tuttle, e cila orbiton rreth Diellit çdo 133 vite. Gjatë këtij orbitimi, ajo lë pas pjesëza të saj. Çdo vit, Toka kalon përmes hapësirës së mbushur me këto pjesëza gjatë udhëtimit të saj rreth Diellit. Kur këto pjesëza hyjnë në atmosferë, nga shpejtësia dhe fërkimi me atmosferën, ndizen dhe digjen. Shiu meteorik është i dukshëm në të gjithë hemisferën veriore. Për ta parë nuk keni nevojë për dylbi apo teleskop. Mjafton të gjeni një vend të errët, pa drita qyteti. Beni kujdes që asgjë të mos e ndërpresë shikimin tuaj drejt qiellit, dhe shijoni shfaqen.
Burime:
1. https://www.nasa.gov/jpl/asteroids/best-meteor-showers/#.VcYjlfmqpBc
2. http://www.timeanddate.com/astronomy/meteor-shower/perseid.html
3. http://phys.org/news/2015-08-spectacular-meteor-showers-sky.html