Me përmirësimin e modeleve të llogaritjes dhe me shtimin e të dhënave nga hapësira, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të përcaktojnë me saktësi të lartë që sasia e litiumit të ketë qenë e rendit A(Li)=2.66-2.73 në universin e ri, pas Big Bang-ut. Kjo llogaritje ka krijuar një mister të ri, i cili kërkonte përgjigje. Nga spektrat e yjeve, shkencëtarët kane vërejtur se yjet e vjetra, me përmbajtje të ulët metali, gjithashtu përmbanin më pak litium, në rendin A(Li)=2.1-2.3. Jo vetëm kaq, por yjet e rinj, ata me përmbajtje të lartë metali, gjithashtu përmbajnë shumë më shumë litium, rreth A(Li)=3.26. Ndërkohë që dallimi mes yjeve të vjetra dhe sasisë fillestare të litiumit mund të shpjegohej si gabimi ynë në përcaktimin e sasisë së litiumit fillestar apo me idenë se yjet e vjetra e ‘fshihnin’ litiumin në shtresat e brendshme dhe për pasojë më pak arrinte në sipërfaqe të tyre, për litiumin e tepërt në yjet e reja nuk kishte shpjegim. Nga vinte gjithë ky litium, kur yjet përmes fuzionit e përdornin litiumin për të krijuar elemente me të rënda dhe nuk krijonin litium? Janë hedhur disa hipoteza, por deri më tani asnjëra nuk ishte vërtetuar përmes vrojtimeve.
Dhe pastaj ndodhi shpërthimi! Nova V1369 Cen (e njohur ndryshe edhe si Nova Centauri 2013) shpërtheu duke hedhur në hapësirë një re të madhe gazrash. Për ndryshim nga Supernova, shpërthimet Nova nuk e shkatërrojnë yllin. Ato ndodhin kur një yll i vjetër i quajtur ‘xhuxh i bardhe’ ka një shoqërues, të cilit ia merr hidrogjenin meqë ka gravitet më të lartë. Pasi që xhixhi i bardhë mbështillet nga një shtresë hidrogjeni, në këtë shtresë fillon fuzioni me ç’rast ndodh një shpërthim që e hedh në hapësirë të gjithë shtresën. Ky shpërthim u dha shkencëtarëve mundësinë të analizojnë spektrat plot informacion të ri të mbledhura gjatë tre javëve të para pas shpërthimit. Me sa duket, në këtë shpërthim krijohen kushtet për prodhimin e litiumit. Artikulli i botuar te The Astrophysical Journal raporton se sipas spektrave të mbledhura, Nova Centauri 2013 ka hedhur në hapësirë litium me shpejtësi 2 milionë kilometra në orë. Sasia e litiumit e prodhuar në këtë rast nuk është e madhe, por nëse çdo Nova krijon kaq litium, kjo sasi është e mjaftueshme për të shpjeguar nga e marrin litiumin yjet e rinj.
Burime:
1. http://iopscience.iop.org/1475-7516/2014/10/050
2. http://iopscience.iop.org/2041-8205/808/1/L14/article?fromSearchPage=true