Kërkuesit morën në studim 25 persona, të rinj të rritur dhe që nuk kishin faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës. Studimi konsistonte në një grup kontrolli që i jepet të pijë një pije jo-energjike dhe një grupi tjetër që konsumon pijet në fjalë, një pije energjike, e gjindshme lehtësisht në treg, në një rend të rastësishëm. U matën nivelet e presionit të gjakut dhe nivelet e norepinefrinës në gjak para dhe 30 minuta pas konsumimit të pijeve energjike ose atyre jo-energjike.
Nga studimi rezultoi se tek personat që kishin konsumuar pijen energjike nivelet e norepinefrinës në gjak ishin rritur dy herë më shumë. Gjithashtu, pas konsumimit të pijes, te ata ishte rritur edhe presioni i gjakut. Norepinefrina ose siç njihet ndryshe noradrenalina është një hormon i grupit të katekolaminave që rrit presionin e gjakut dhe aftësinë e zemrës për tu kontraktuar si dhe modulon ritmin kardiak dhe të frymëmarrjes në varësi të gjendjes së stresit.
Sipas këtij studimi, rritja e presionit të gjakut dhe të hormoneve të stresit mund të rrisë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare në persona të shëndetshëm.
1. http://newsroom.heart.org/news/sunday-nov-8-2015-news-tips?preview=6c37 [11.11.2015]