Që më parë është ditur se bakteret çdo herë bëhen rezistente ndaj antibiotikëve falë mutacioneve që gjitherë ndodhin në materialin gjenetik të tyre. Disa nga mutacionet i ndihmojnë baktereve të caktuara që të bëhen rezistente ndaj antibiotikëve. Kështu, seleksionimi natyror përzgjedhë duke eleminuar bakteret që nuk i kanë ndryshimet e nevojshme për t'u bërë rezistente ndaj antibiotikëve (sepse këto baktere shkatërrohen nga antibiotikët) ndërsa në anën tjetër duke favorizuar bakteret që falë mutacioneve të duhura u rezistojnë antibiotikëve. Deri tani, përgjigja e shkencës ndaj kësaj ishte sintetizimi i antibiotikëve të tjerë të rinj që do të kishin efektin e duhur ndaj baktereve rezistente ndaj antibiotikëve paraprak. Mirëpo, në anën tjetër, bakteret përsëri arrinin që të bëhen rezistente edhe ndaj antibiotikëve të rinj për shkaqet që u përmendën më lart.
Është llogaritur se në SHBA, për çdo vit, infektohen rreth 2 milionë njerëz nga bakteret rezistente. Si kundërpergjigje ndaj kësaj, shkencëtarët të inspiruar nga teoria e evolucionit kanë zhvilluar një metodë të re matematikore për reduktimin e rezistencës bakteriale ndaj antibiotikëve. Për dallim nga qasja paraprake ku baktereve rezistente u kundërpërgjigjej me sintezën e antibiotikëve të rinj me përbërës të tjerë, metoda e re në fjalë bazohet në modifikimin e antibiotikëve ekzistues. Me fjalë të tjera, qasja me anë të kësaj metode të re matematikore është bërë duke berë kombinime të ndryshme të sekuencave të antibiotikëve. Për studim, shkencëtarët kanë marrë llojin e bakteres E.coli rezistenca e të cilit varet nga sekuenca e antibiotikëve që ipen. Ata zbuluan se rreth 70% e sekuencave të ndryshme të dy deri katër nga antibiotikët çojnë në rezistencën ndaj këtij ilaçi.
Për më tepër, Daniel Nichol, i cili është autori kryesor i punimit dhe student në Universitetin e Oksfordit, shprehet: "Rezultatet tona sygjerojnë se, nëpërmjet renditjes së kujdesshme të sekuencave të antibiotikëve ne mund ta orientojmë evolucionin drejt një fundi të pakthyeshëm ku rezistenca nuk do të mund të krijohet më.'
1. https://moffitt.org/newsroom/press-release-archive/2015/moffitt-cancer-center-researchers-develop-novel-theoretical-approach-to-reduce-antibiotic-resistance/
2.http://www.sciencedaily.com/releases/2015/10/151009155413.htm
3.http://medicalxpress.com/news/2015-10-theoretical-approach-antibiotic-resistance.html
4.http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3799537/