Për ta bërë këtë, ata së pari kanë marrë disa qeliza amë të njeriut dhe i kanë kultivuar në laborator. Dihet se qelizat amë janë ploripotente - kanë aftësi që të specializohen/diferencohen në tipe të ndryshme të qelizave. Pasi që nga qelizat amë është fituar retina me fotoreceptorë, ata kanë transplantuar këtë retinë në syrin e majmunëve me retinë të dëmtuar. Rezultatet pas transplantimit kanë dëshmuar se majmunët me retinë të transplantuar kanë treguar shenja të dukshme të mira të përmirësimit të shikimit. Edhe pse studimet dhe rezultatet ende nuk mund të vlerësohen si të mjaftueshme për të dhënë një përgjigje definitive mbi atë nëse me këto rezultate është gjetur më në fund shërimi për retinis pigmentosa, shkencëtarët pohojnë se këto studime të fundit janë një hap pozitiv i madh përpara për gjetjen e një kure.
Përndryshe, hulumtimet e mëhershme mbi Retinis pigmentosa kanë përfshirë edhe transplante të retinës edhe në brejtës të ndryshëm, transplante këto që gjithashtu kanë qenë të suksesshme.
Burimet:
1. http://www.pnas.org/content/early/2015/12/17/1512590113
2. https://blogs.harvard.edu/taylorneil/2015/12/31/successful-grafting-of-human-tissue-into-monkeys-with-damaged-retinas/
3.http://www.popsci.com/retina-cells-grown-in-lab-used-to-treat-eye-disease-in-monkeys
4. http://www.iflscience.com/health-and-medicine/human-tissue-successfully-grafted-monkeys-damaged-retinas