Sëmundja e detit paraqitet zakonisht kur njerëzit udhëtojnë me automjete dhe ka marrë këtë emër sepse është paraqitur së pari te detarët, para se njerëzit të krijonin mjete të shpejta udhëtimi në Tokë. Ajo është mjaft e përhapur, me një në 10 njerëz që kanë simptoma të kësaj sëmundje, simptoma këto që paraqiten si marramendje, mundim për vjellje, djersë të ftohta, etj. Edhe pse shkaku i saktë i kësaj sëmundjeje mbetet ende mister, shkencëtarët mund të kenë gjetur një metodë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Një hipotezë e përhapur është se ajo mund të shkaktohet nga shpërqendrimi i trurit për shkak të marrje së sinjaleve të përziera nga shqisat e të parit dhe të dëgjuarit. Bazuar në të, është krijuar një metodë për të ndaluar shpërqendrimin. Hulumtimi tregon se ndikimi i elektrodave me korrent të dobët në lëkurën e kokës mund te provokoje përgjigje në regjionin e trurit që është përgjegjës për sinjalet për lëvizje dhe duke bërë këtë, truri redukton ndikimin e kontribuuesve që shkaktojnë hutim duke shmangur kështu edhe simptomat e sëmundjes në fjalë.
Ne studim, vullnetarëve që ishin pjesë e tij, iu vendosën elektroda në kokë dhe iu kërkua që t'i mbajnë ato për 10 minuta. Pastaj, nga ata u kërkua që të ulen në një karrige të monitoruar rrotulluese, e cila nxiste simptomat e sëmundjes. Ata panë se pas trajtimit, vullnetarët kishin më pak gjasa të kishin të përzier dhe rekuperoheshin shumë më shpejt.
Dr. Qadeer Arshad, udhëheqësi i ekipit hulumtues, ka thënë se pas 5 – 10 vitesh njerëzit do të kenë mundësinë të blejnë pajisjen për trajtim në farmaci si një mjekim të rëndomtë. Ndërkohë, ekipi hulumtues ka filluar bisedimet me partnerët në industri për të krijuar pajisjen në fjalë. Dr. Qadeer më tej, gjithashtu ka thënë se ka dëshmi se stimulimi i trurit në këtë mënyrë mund të ketë ndikim edhe në rritjen e vëmendjes dhe përqendrimit.
1. http://www3.imperial.ac.uk/newsandeventspggrp/imperialcollege/newssummary/news_4-9-2015-10-4-6
2. http://www.neurology.org/content/early/2015/09/04/WNL.0000000000001989