Banoret e Grenlandës, inuit-ët, konsumojnë ushqim të veçantë të përbërë nga balenat dhe fokat, organizma këto të cilat ushqehen me peshq, në përbërjen e mishit të të cilëve gjendet acidi i ngopur yndyror omega-3. Ushqimi me përbërje të tillë si ai i vendasve të Grenlandës, te njerëzit e vendeve të tjera mund të shkaktojë probleme shëndetësore, siç janë problemet kardiovaskulare, problemet në peshë, yndyrë në gjak, etj. Kështu, hulumtuesit dëshironin të dinin se si i ishin adaptuar një ushqimi me përbërje të tillë (me shumë yndyrë) banorët e Grenlandës që në ndryshim nga njerëzit e tjerë për këta banore duket të jetë i shëndetshëm.
Për studim, ekipi i madh i shkencëtareve ndërkombëtare, analizoi gjenomin e 191 banorëve vendas të Grenlandës, inuit-ëve, të cilët kishin më pak se 5% lidhje farefisnore evropiane, dhe e krahasoi atë me 60 individë nga Evropa dhe me 44 individë të tjerë nga Kina. Ata po kërkonin për ndryshime të mundshme në gjenomin e banorëve të Grenlandës që nuk gjendeshin te banorët e vendeve të tjera gjë që do të sugjeronte se këto ndryshime janë të dobishme për këta banorë, por jo edhe për banorët e vendeve te tjera.
Ekipi hulumtues arriti të identifikoje variacione gjenetike, më saktësisht një grup mutacionesh, në gjenomin e banorëve të Grenlandës në një pjesë të dukshme. Një grup mutacionesh ishte prezent në gjene që kontrollojnë shndërrimin e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 në acide yndyrore të pangopura. Këto mutacione zvogëlojnë dukshëm prodhimin e këtyre acideve yndyrore, të cilat janë të pranishme në sasi të madhe në ushqimin e banorëve të Grenlandës.
Pasi që edhe gjatësia e njeriut ndikohet nga përbërja e këtyre acideve yndyrore, mutacionet kanë ndikuar në zvogëlimin e gjatësisë trupore deri ne 2 cm. Shkencëtaret mendojnë se seleksionimi pozitiv i këtyre mutacioneve ka filluar qe para 20.000 viteve.
1. http://www.iflscience.com/health-and-medicine/unique-suite-mutations-helped-greenlanders-adapt-high-fat-diet
2. http://www.sciencemag.org/content/349/6254/1343
3. http://news.berkeley.edu/2015/09/17/what-the-inuit-can-tell-us-about-omega-3-fats-and-paleo-diets/