Edhe ky mantel padukshmërie bazohet në metamateriale, të cilat janë materiale artificiale që sillen ndryshe ndaj dritës nga materialet natyrale. Ai përbëhet nga antena shumë të vogla ari në futura në një substrat me bazë floridi magnezi. Për ndryshim nga të ashtuquajturat “mantele tapet”, ky lloj manteli është i hollë dhe nuk ka problemin me fazën e shtuar që është i pranishëm te ata, gjë që i bënte mantelet të dukshme për syrin e vëzhguesit. Ai problem është zgjidhur duke manipuluar fazën e valës së dritës. Çdo nanoantenë (antenë nanometrike) kontribuon me një ndryshim fazor dhe totali arinë të rikthejë në gjendje normale fazën dhe frontin e valës, duke e bërë dritën të duket sikur është pasqyruar nga një pasqyrë e rrafshët dhe jo nga një objekt tredimensional me formë arbitare.
Objekti i krijuar është i vogël, por me implikime të mëdha. Ai ka trashësi 80 nanometra dhe sipërfaqe rreth 1300 mikrometra katror. Për shkak të hollësisë, shkencëtarët kanë shpresa se me të njëjtën metodë do të mund të fshehin edhe objekte makroskopike, pasi që manteli i krijuar i padukshmërisë mbështillet përreth objektit të fshehur pa zënë tepër vend. Ai gjithashtu mund të ndizet e të fiket (të bëhet i dukshëm e i padukshëm) sipas dëshirës duke ndryshuar polarizimin e nanoantenave.
1. https://www.sciencenews.org/blog/science-ticker/invisibility-cloaks-slim-down
2. http://newscenter.lbl.gov/2015/09/17/making-3d-objects-disappear/
3. http://www.sciencemag.org/content/349/6254/1310