Për dallim nga bozoni i Higgs-it, bozoni Madala nuk është pjesë e Modelit Standard. Ai është një hipotezë e re. Ideja pas tij është pretendimi se ai bashkëvepron me materien e errët, njëlloj siç vepron bozoni i Higgs-it me materien e zakonshme. Materia e errët përbën 27% të universit, ndërsa materia e zakonshme përbën vetëm 4%. Për këtë, shpjegimi dhe kuptimi i materies së errët ka qenë një temë me rëndësi në fizikë për vite me radhë. Por, deri më tani, asnjë eksperiment nuk ka vërtetuar dot ekzistencën e ndonjë grimce përfaqësuese të materies së errët apo bashkëvepruese me të. Bozoni Madala përpiqet të bëjë pikërisht këtë, të revolucionojë fizikën. Ai do të kishte masë prej 272 GeV, gjë që e bën atë më të rëndë se bozoni i Higgs-it prej rreth 125 GeV. Të dhënat e reja të publikuara nga CERN nuk e kanë kundërshtuar bozonin Madala, por as nuk e kanë konfirmuar atë.
Grupi që po merret me studimin e mëtejmë të kësaj teorie udhëhiqet nga profesor Bruce Mellado, udhëheqës i grupit të Fizikës së Energjisë së Lartë në Universitetin e Witwatersrand, dhe përbëhet nga 35 studentë dhe shkencëtarë. Ata bashkëpunojnë edhe me Prof. Alan Cornell, Dr. Mukesh Kumar dhe Prof. Elias Sideras-Haddad.
Referencat:
1. http://www.wits.ac.za/news/latest-news/research-news/2016/2016-09/wits-scientists-predict-the-existence-of-a-new-boson-.html
2. http://indico.cern.ch/event/432527/contributions/1071971/
3. http://www.wits.ac.za/display/events/?view=fulltext&day=06&month=9&year=2016&id=d.en.875629×tamp=1473160800&
4. http://www.sci-news.com/physics/madala-boson-new-heavy-particle-04172.html
5. http://events.saip.org.za/contributionDisplay.py?contribId=468&sessionId=15&confId=86
6. http://arxiv.org/abs/1506.00612