Modeli Standard i fizikës së grimcave shpjegon sjelljen dhe bashkëveprimet e grimcave elementare. Ai shpjegon sjelljen e të gjitha grimcave që njiheshin kur u krijua e madje në bazë të tij u predikuan edhe grimca që në atë kohë nuk njiheshit. Me zbulimin e bozonit të Higgs-it, duket sikur ky model është i plotë, edhe pse ka mangësi si p.sh.: mospërfshirja e gravitetit, materjes së errët, etj. Grimcat kategorizohen në fermione e bozone. Fermionet janë grimca me spin gjysmë të plotë, dy nga të cilat nuk mund të përshkruhen me të njëjtët numra kuanikë. Për bozonet, një gjë e tillë nuk vlenë dhe ato kanë spin të plotë. Fermionet ndahen në dy grupe: kuarke (që ekzistojnë në bashkësi) dhe leptone (që ekzistojnë të veçuara).
Leptonet janë fermione të lira, të cilat nuk i nënshtrohen bashkëveprimit të fortë bërthamor. Këta janë gjashtë grimca: elektronet, muonet, tau dhe neutrinot përkatëse. Studimi i ri nga bashkëpunimi LHCb ka studiuar zbërthimin e mësonit B, i cili krijon leptone tau dhe muone. Muonet dhe leptonet tau pastaj do të duhet të zbërtheheshin me shpejtësi të njëjtë kur korrigjohet masa, sipas Modelit Standard. Ajo që kanë zbuluar nga observimet është ndryshe. Shpejtësia e zbërthimit të tyre ishte e ndryshme, me një ndryshim të dukshëm, edhe pse jo të madh. Kjo dë të thotë se bashkëveprimet e tyre nuk i nënshtrohen modelit standard. Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodhë për shkak të ekzistencës së forcave apo grimcave ende të pazbuluara.
Kjo nuk është hera e parë që ky fenomen vihet re. Shkencëtarët amerikanë nga eksperimenti BaBar të Qendrës së përshpejtuesit Linear në Stanford kanë vënë re të njëjtin fenomen. Studimi i ri i LHCb vërteton saktësinë e rezultateve të BaBar. Më tutje, planifikohen eksperimente të reja, për të parë nëse të dhënat eksperimentale do të paraqesin nevojën për ta rimenduar Modelin Standard.
1. http://journals.aps.org/prl/abstract/10.1103/PhysRevLett.115.111803
2. http://arxiv.org/pdf/1506.08614v1.pdf
3. https://cmns.umd.edu/news-events/features/3188