Nevoja për kursim uji do shtohet çdo vit e më shumë me rritjen e temperaturave ne Tokë. Që tani, në shumë vende të botës ka thatësira që jo vetëm e limitojnë qasjen ndaj ujit, por vënë në rrezik jetë njerëzish me mungesë të theksuar të tij. Një kopani ka hapur fushatë në Kickstarter për financimin e një dushi që premton kursim uji. Kompania jo vetëm që ka arritur qëllimin për financimin e nevojshëm, por e ka tejkaluar kërkesën prej 100 000 dollarësh amerikane, pasi që deri tani ka mbledhur 2 843 766 dollarë. Fushata do te jete e hapur edhe për gjashtë ditë të tjera.
Nebia, me emrin e nxjerrë nga “nebbia”, fjala italisht për mjegull, është dush që e shpërndanë ujin në pika të vogla të cilat mbulojnë një sipërfaqe më të madhe duke përdorur më pak ujë. Kështu, më shumë ujë bie në kontakt me lëkurën duke krijuar ndjesinë e lagështisë pa shumë shpenzim. Krijuesit e tij thonë se Nebia mund të kursejë deri ne 70% të ujit të përdorur gjatë një dushi të zakonshëm. Ata janë aq të sigurt për suksesin e dushit të tyre saqë i kanë ftuar financuesit e mundshëm ta provojnë. Një nga personat që e kanë provuar i referohet dushit si “një re” në të cilën futesh e lahesh. Ata nuk kanë menduar vetëm për kursimin e ujit dhe ndjesinë gjatë dushit, por edhe për pamjen elegante dhe lehtësinë e instalimit.
Për të gjitha këto arsye, Nebia po bën shumë bujë në media dhe po tërheq investues nga e gjithë bota. Ndoshta pas daljes ne treg to dushit Nebia në maj të 2016, e gjithë ideja e dushit do ndryshoje dhe njerëzit do lahen në “retë” që kursejnë ujë.

Burime:
1. https://www.kickstarter.com/projects/1499369835/nebia-shower-better-experience-70-less-water
2. http://home.nebia.com/