Kompania Kanadeze, Thoth Technology Inc., ka patentuar ashensorin që do i çojë njerëzit 20 km mbi sipërfaqen e Tokës. Ashensori i patentuar me datë 21 të muajit të kaluar do të jetë rreth 20 herë më i lartë se ndërtesat më të larta ekzistuese. Ky ashensor do të mund të përdoret për gjëra të ndryshme si gjenerimin e energjisë së erës, kërkim shkencor, komunikime dhe turizëm.
Shkuarja në hapësirë bëhet me raketa të cilat shpenzojnë energji të madhe për t’iu larguar sipërfaqes së Tokës, për shkak të gravitetit dhe fërkimit me ajrin. Ndërtesa në fjalë do të bëjë të mundur largimin nga sipërfaqja e Tokës duke përdorur ashensorin gjë që do e bëjë një udhëtim të tillë më të lehtë dhe më ekonomik. Ndërtesa do përbëhet nga pjesë që do vihen nën presion me një lloj gazi, ndërsa e gjithë ndërtesa do të vihet nën presion në mënyrë pneumatike. Për ta stabilizuar do të përdoret një numër i madh pajisjesh stabilizuese që do përdorin strategji kontrolli harmonik.
Sipas patentës, kjo kullë hapësinore do të mund të përdoret për të ngritur njerëz dhe materiale në lartësi, nga ku ata mund të hidhen në hapësirë. Sipas kompanisë, kjo teknologji do të mundësojë uljen e shpenzimeve deri në 30% për hedhjen e raketave, të cilat do të mund të hidhen në hapësirë nga maja e kullës. Ata shpresojnë ta bëjnë udhëtimin në hapësirë po aq të zakonshëm sa udhëtimin me avion.

Burime:
1. http://www.uspto.gov/web/patents/patog/week29/OG/patent.html me numër patente: 9085897
2. http://thothx.com/news-2/
3. http://techxplore.com/news/2015-08-company-canada-patent-space-elevator.html