Google ka prezantuar të martën në San Francisko smartfonin (telefonin e mençur) Pixel (lex. piksel). Ai është paraqitur në dy përmasa: atë standard 5 inç me rezolucion 441 piksel/inç dhe XL 5,5 inç me rezolucion 534 piksel/inç. Google duket se ka për qëllim të paraqesë risi me telefonin e vet. Pixel është celulari i parë i projektuar plotësisht nga Google, ku HTC vetëm ka ndërtuar harduerin sipas përzgjedhjes së bërë nga Google.
Risitë fillojnë që nga pamja e tij, e cila shkon drejt thjeshtësisë maksimale. Edhe pse disa mendojnë se duket si iPhone, ngjashmëria kryesore mes tyre është vetëm thjeshtësia. Pixel paraqitet në tre ngjyra: Really Blue (vërtetë blu), Very Silver (shumë i argjendtë), dhe Quite Black (mjaft i zi). Edhe vetë emrat tingëllojnë sikur kanë dalë na kërkimet në internet. Pjesa e sipërme ka një sipërfaqe të lëmuar qelqi me sensorë për njohjen e shenjave të gishtërinjve të cilat shërbejnë për hapjen e mbylljen e celularit, ndërsa pjesa e poshtme është metalike (alumin) me logon e Google dhe antenën. Ekrani është i mbrojtur me qelq Gorilla Glass 4.
Specifikimet e Pixel janë konkurruese: procesor quad-core Snapdragon 821, sensor për shenja të gishtërinjve, 4 GB RAM, memorie prej 32 GB e cila mund të rritet deri në 128 GB, ekram me ndriçim nga AMOLED, portën e kufjeve 3,5 mm, si dhe bateri 2770 mAh për versionin standard dhe 3450 mAh për versionin XL, e cila karikohet për 15 minuta mjaftueshëm për t’u përdorur për 7 orë. Një karikim i plotë zgjatë 13 orë për versionin standard dhe 14 për XL. Pjesa më e veçantë e tij është kamera 12,3 MP me piksel 1,55 µm. Ajo thuhet se është kamera më e mirë e ndërtuar ndonjëherë dhe ka marrë vlerësimin 89 nga DxOMark (kamera e iPhone 7 është vlerësuar 86). Kamera është e shpejtë dhe funksionon edhe në ndriçim të dobët. Google gjithashtu ofron përdorimin e Google Photos për ruajtjen e fotografive pa limit. Nga ana tjetër, Pixel nuk është aq i mbrojtur nga uji sa iPhone.
Sado i përsosur të jetë hardueri, Google padyshim nuk ka harruar specialitetin e vet, softuerin. Në fakt, ai është qendra e ndërtimit të Pixel-it. Pixel funksionon me Android Nougat 7.1, softuer plotësisht i ri. Ai gjithashtu vjen me aplikacionet Allo dhe Duo. Qershia mbi tortë është padyshim Google Assistant. Si programet e tjera të këtij lloji, me siguri do të jetë i përdorshëm vetëm nga disa shtete. Megjithatë, është padyshim një përpjekje e madhe për të krijuar asistentin virtual më të mirë. Ai është cilësuar si më ambicioz se Siri i Apple dhe Google ka deklaruar se ekzistenca e kërkimit të përsosur të Google e bën Google Assistant më të zgjuar e më të saktë. Asistenti i google mund të lidhë produkte të ndryshme Google me celularin duke bërë të mundur që përmes tij të kontrollohet edhe televizori ChromeCast. Shkurt, Google do që përdoruesit të kenë më shumë kontroll përmes një programi të vetëm nëse kanë më shumë se një pajisje Google. MIT Technoogy Review parasheh vështirësi në shndërrimin e Google Assistant në diçka që përdoruesit do të duan ta kenë dhe ta përdorin.

Referencat:
1. https://techcrunch.com/2016/10/04/google-pixel/
2. https://www.wired.com/2016/10/google-pixel-sounds-like-android-phone-dreams/?mbid=social_fb
3. https://www.technologyreview.com/s/602550/googles-assistant-is-more-ambitious-than-siri-and-alexa/?utm_campaign=socialflow&utm_source=twitter&utm_medium=post