Toyota i ka befasuar gazetarët në konferencën për shtyp të mbajtur në Palo Alto në Kaliforni. Ata duan të krijojnë një makinë që nuk aksidentohet kurrë, një makinë super të sigurt. Kjo nuk është diçka që e dëgjojmë shpesh meqë siguria është diçka jo shumë e lehtë për t’u garantuar nëse kemi parasysh numrin e madh të makinave në rrugë. Sidoqoftë, duke pasur në mendje se rreth 1,3 milionë njerëz vdesin në aksidente automobilistike çdo vit, ky është patjetër një lajm i mirë.
Hapi i parë për krijimin e një makine inteligjente për Toyota-n është bashkëpunimi 50 milionë dollarësh me Laboratorin e Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale (CSAIL) në MIT të udhëhequr nga Daniela Rus dhe Laboratorin e Inteligjencës Artificiale të Stanford (SAIL) të udhëhequr nga Fei-Fei Li. Për Toyota-n, projektin do e kryesojë Gill Pratt, ish menaxher programi i Agjensisë së Projekteve Kërkimore të Avancuara të Mbrojtjes (DARPA). Studimi do të fokusohet në përmirësimin e inteligjencës së makinave, me qëllim që ato të mund ta perceptojnë ambientin përreth dhe në këtë mënyrë të parandalojnë aksidentet. Toyota ka bërë të qartë se nuk ka për qëllim të krijojë një makinë pa shofer, siç duan të bëjnë disa kompani të tjera. Ata duan që njerëzit t’i përdorin robotët e jo të jenë “në duart e tyre”. Qëllimi i tyre është që makinat e ardhshme të përmirësojnë eksperiencën e të drejtuarit të makinës dhe ta bëjnë atë më të lehtë për t’u përdorur nga personat me probleme të caktuar shëndetësore dhe nga ë moshuarit.
Toyota ka eksperiencë si në krijimin e makinave, ashtu edhe në atë të robotëve, të cilët ka filluar t’i krijojë që në vitet ’70 të shekullit të shkuar. Ajo është gjithashtu kompania më e madhe automobilistike për nga shitjet. Ky hap i sajë në krijimin e makinave inteligjente do të ketë patjetër ndikim të rëndësishëm në këtë industri.

Burime:
1. http://spectrum.ieee.org/automaton/robotics/artificial-intelligence/toyota-announces-major-push-into-ai-and-robotics?utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A+IeeeSpectrumFullText+%28IEEE+Spectrum+Full+Text%29
2. http://pressroom.toyota.com/releases/toyota+establishes+ai+research+centers+mit+stanford.htm
3. http://asirt.org/initiatives/informing-road-users/road-safety-facts/road-crash-statistics