Një patentë e re nga kompania Airbus për një avion hipersonik i ka eksituar të gjithë të apasionuarit pas aeroplanëve dhe shpejtësisë. Ky avion është i veçantë në shumë mënyra. I përshkruar si një mundësi për transportim pasagjerësh apo avion ushtarak, avioni i ri është i aftë të arrijë shpejtësi të jashtëzakonshme Mach 4.5 (4,5 herë shpejtësinë e zërit) dhe përshpejtohet nga tre lloje të ndryshme motorësh. PatentYogi në YouTube ka krijuar një animim që përshkruan formën e mundshme si dhe trajektoren në të cilën do të lëvizte avioni i përshkruar në patentën e quajtur “Ultra-rapid air vehicle and related method for aerial locomotion” (shqip: “Mjet ajror ultra-i shpejtë dhe metoda për lëvizje ajrore lidhur me të”).
Kjo nuk është hera e parë që provohet udhëtimi me shpejtësi të mëdha për avionët komercial. Avioni Concorde ka qenë në përdorim nga vitet ’70 deri në 2003, kur u hoq nga përdorimi për shkak të shpenzimeve të papërballueshme që duheshin për ta bërë të sigurt për udhëtim, pas dobësive të rrezikshme të vëna re gjatë aksidentit të viti 2000 që u mori jetën 113 personave. Përveç problemeve të sigurisë, Concorde kishte edhe problemin e zhurmës që krijonte kur përshpejtonte në shpejtësi supersonike, gjë që bëri që të mos përdorej mbi tokë, por vetëm për udhëtime mbi oqean. Rusët gjithashtu provuan të krijojnë një avion super të shpejtë udhëtimi. Ai quhej Tupolev Tu-144 dhe u rrëzua gjatë airshow në Paris në vitin 1973 kur po prezantohej për herë të parë.
Avioni i ri që mendohet se do të mund të bartë 20 pasagjerë ngjanë më shumë me një raketë. Anash trupit prej avioni ka krahë delta të ngjashëm me ato të avionëve ushtarakë. Nën trup ka dy motorë turboreaktivë të cilët do të përdoren për ta vënë në lëvizje dhe për ta ngritur në ajër avionin. Pasi avioni të arrijë në një lartësi të caktuar, motorët turboreaktivë tërhiqen brenda trupit të avionit dhe ndizet motori raketë (i ngjashëm me ata që përdoren për të çuar kozmonautët në hapësirë). Ky motor e çon avionin vertikalisht në lartësinë e vet të udhëtimit me shpejtësi supersonike. Zhurma e krijuar nga përshpejtimi shpërndahet horizontalisht dhe për pasojë nuk bëhet problem për njerëzit në tokë. Pasi të ketë arritur lartësinë e udhëtimit, e cila do të jetë mbi 30 500m, avioni kthehet në drejtim horizontal, motori raketë fiket dhe gjithashtu mbyllet brenda avionit, dhe në punë futen dy motorët statoreaktivë të pozicionuar poshtë krahëve delta, të cilët e lëvizin avionin para në shpejtësi supersonike (deri në Mach 4.5). Me shpejtësi të tillë, ai do të mundet të arrijë nga Londra në Nju Jork brenda një ore.
Mbetet për t’u parë nëse avioni i ri i Airbus do të prodhohet, dhe sa i sigurt e komod do të jetë po u prodhua. Të gjithë duam udhëtim të shpejtë, por pak janë në gjendje të rrezikojnë jetën për diçka të tillë.
Burime:
1. http://pdfpiw.uspto.gov/.piw?Docid=09079661&homeurl=http%3A%2F%2Fpatft.uspto.gov%2Fnetacgi%2Fnph-Parser%3FSect1%3DPTO1%2526Sect2%3DHITOFF%2526d%3DPALL%2526p%3D1%2526u%3D%25252Fnetahtml%25252FPTO%25252Fsrchnum.htm%2526r%3D1%2526f%3DG%2526l%3D50%2526s1%3D9,079,661.PN.%2526OS%3DPN%2F9,079,661%2526RS%3DPN%2F9,079,661&PageNum=&Rtype=&SectionNum=&idkey=NONE&Input=View+first+page
2. http://www.popsci.com/airbus-patented-hypersonic-rocket-powered-jetliner
3. http://www.businessinsider.com.au/airbus-just-patented-a-jet-that-can-fly-from-london-to-new-york-in-1-hour-2015-7