Arkitektja e Marsit, apo siç e quan ajo veten, “Marskitektja” Vera Mulyani, ka krijuar një projekt që ka për qëllim përgatitjen për jetë në Mars. Ajo nuk e sheh udhëtimin në Mars si ato në Hënë, ku njerëzit shkuan, panë dhe u larguan, të lumtur që mbijetuan. Jetën në Mars ajo e sheh si mundësi për të filluar nga fillimi, me plane të qarta dhe me projekte gati për të krijuar një ambient në të cilin njerëzit, siç shprehet ajo në web faqen e projektit, “mund të jetojnë dhe të dashurojnë”. Ajo mendon se marsianët e rinj do të mund ta bëjnë këtë duke u mbështetur në materialet që gjejnë atje dhe në projektet që kanë në kompjuter, pa qenë të varur nga njerëzit në Tokë dhe pa pasur nevojë të presin për materiale e ushqime që do u dërgoheshin nga Toka, të cilat do të ishin kushtueshme dhe jo praktike pasi që rastësia do i bënte të arrinin në kohë të ndryshme.
Projekti i saj, Mars City Design, i themeluar në Janar të 2015-ës, duket se ka plot mbështetës. Ndër emrat më të njohur janë: Buzz Aldrin (njeriu i dytë në Hënë), Jim Erickson (menaxher i projektit të NASA-s për Marsin, Mars Exploration Rover), Madhu Thangavelu (profesor në Shkollën e Inxhinierisë Virtebi), etj. Projekti është mbështetur shumë edhe nga publiku, i cili e ka financuar shkallën e dytë të projektit Mars City Design përmes platformës Kickstarter, duke i dhënë plot 30 382 dollarë amerikanë për të printuar në 3D tre nga projektet më të mira në shkretëtirën Mojave në Tokë. Ky është një hap me rëndësi, pasi që diçka që duket bukur në letër mund të mos jetë një projekt funksional në Mars.
Procesi i dizenjimit do të bëhet në workshopin që do të organizohet në shtator në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Ky proces do të ketë për qëllim formimin e një ideje për mënyrën në të cilën do funksiononin këto qytete si të tëra dhe më pas edhe ndarjen e tyre në habitate të ndryshme. Qyteti mendohet të mbajë nga 4 në 1000 njerëz të cilët do jetojnë aty si banorë të përhershëm. Deri tani janë përzgjedhur 20 projekte të mundshme, të cilët do të përzgjidhen më tej deri sa të mbeten tre më të mirët.
Mars City Design do të filloj një përzgjedhje të re për vitin 2017, projektet për të cilët do të fillojë t’i pranojë në vjeshtë. Nëse keni një ide për një qytet të mundshëm në Mars, mos hezitoni të aplikoni. Aplikimet do jenë të hapura për vizionarë nga e gjithë bota.

Referencat:
1. http://qz.com/743796/the-future-of-mars-will-be-3d-printed-in-the-mojave-desert/
2. http://www.inc.com/minda-zetlin/kickstarter-funded-project-will-build-mars-dwelling-prototypes-in-mojave-desert.html
3. http://www.marscitydesign.com/