Keni ëndërruar për një makinë fluturuese? Ndoshta ajo nuk është aq larg. Kompania Terrafugia ka lajmëruar në fillim të këtij muaji se ka fituar lejen për testimin e prototipit të makinës së vetë fluturuese në hapësirën ajrore të SHBA-ve. Këto testime pa pilot dhe me një prototip miniaturë kanë për qëllim të ndihmojnë procesin e kërkimit dhe zhvillimit të projektit për makinën fluturuese TF-X. Në kombinim me simulimet kompjuterike dhe testimet në tunel aerodinamik, fluturimet e prototipit miniaturë pritet të përshpejtojnë procesin e krijimit të makinës fluturuese.
TF-X është makinë hibride elektrike e cila funksionon edhe si makinë normale për rrugë, edhe si avion i vogël. Ajo do të ketë katër sedilje, ngjashëm me makinat e zakonshme. Për ndryshim nga ato, ajo do i japi pronarit mundësinë për të fluturuar... pa qenë pilot. Makina fluturuese ka sistem gjysmë-automatik të tillë që pjesët kyçe të fluturimit, pra ngritjen dhe uljen i kontrollon vetë. Manovrimi manual në ajër bëhet në të njëjtën mënyrë si në rrugë, por drejtuesi do të ketë mundësi të zgjedhë edhe fluturim automatik. Gjithashtu, ngritja në ajër dhe ulja do të jenë vertikale, të ngjashme me helikopterin duke mundësuar kështu fluturimin pa pistë. Ajo do të mundësojë fluturim deri në distancë prej 500 miljesh (rreth 800 km), me shpejtësi fluturimi prej 200 milje në orë (rreth 320 km në orë). Fluturimet testuese do të mund të bëhen në lartësi 120 m me shpejtësi nën 160 km në orë.
Kompania parasheh që periudha e dizajnimit dhe zhvillimit të kësaj makine të mos zgjasë më shumë se 8 – 12 vite. Sidoqoftë, jo të gjithë janë aq optimistë. Në një artikull të publikuar në revistën Automobile në gushtin e shkuar, autori i njohur i shkrimeve mbi performancën në testime të makinave nga më të ndryshmet, Arthur St. Antoine, na rikujton “makinat fluturuese” që kanë dështuar në vite dhe problemet që i paraqiten një makine të tillë. TF-X duket se plotëson shumë nga kërkesat për një makinë të tillë si: ngritjen pa pistë, fluturimin automatik, etj. Sidoqoftë, edhe pse krijuesit e saj premtojnë siguri, ata nuk japin shumë shpjegime mbi mënyrën në të cilën do të arrijnë që makina të jetë mjaftueshëm e fortë që të jetë e sigurt në rast aksidenti dhe njëkohësisht mjaftueshëm e lehtë për fluturim.

Për të kuptuar më mirë si e imagjinojnë TF-X krijuesit e saj, shihni videon në vazhdim:
Burime:
1. http://www.terrafugia.com/news/faa-grants-terrafugia-uas-exemption-tf-x-flight-testing
2. http://www.terrafugia.com/tf-x
3. http://www.automobilemag.com/features/columns/1509-flying-cars-are-not-going-to-become-a-reality-soon/