Ky projekt nuk është i ri, por është padyshim i veçantë e ndoshta i vetmi në llojin e vet. Ai është inspiruar nga çadrat e beduinëve dhe materialet e thurura, dhe për kreativitetin dhe funksionalitetin që ka, ka fituar çmimin Lexus Design në vitin 2012. Autorja e këtij projekti, konstruktorja e talentuar jordaneze Abeer Seikaly, është diplomuar nga shkolla e dizajnit në Rhode Island në vitin 2002 dhe ndër vite ka qenë fituese e disa çmimeve me rëndësi. Ky është ndoshta projekti i saj më ambicioz, projekti me të cilin ajo aspiron të ndryshojë botën.
Ky projekt është krijuar duke pasur në mendje të prekurit nga katastrofat natyrore dhe refugjatët e luftërave, si dhe kushtet në të cilat ata jetojnë nëpër kampe Çadrat janë rreth dy metra të larta, pesë metra në diametër dhe kanë aftësinë të mbledhin ujë nga shiu dhe të gjenerojnë energji nga dielli. Ato kanë hapësira për ventilim, të cilat mund të mbyllen kur moti është i ftohtë. Ato janë të lehta dhe mund të palosen në formë të tillë që të barten lehtë. Ajo thotë se çadrat janë krijuar në mënyrë të tillë që të mos konsiderohen një copë, por një koleksion fijesh. Ato janë elastike dhe mund të palosen rreth qendrës.
Çadra ka formë të tillë që duke e mbajtur brendinë të thatë, e mbledh ujin nga shiu në pjesët depozituese të shpërndara në gjithë sipërfaqen e çadrës dhe pastaj, përmes tubave që ndodhen në të, e depoziton në një rezervuar në pjesën e sipërme të çadrës. Uji nxehet nga dielli dhe mund të përdoret për pastrim apo si dush. Sipërfaqja e çadrës mund të përdoret gjithashtu për mbledhjen e energjisë diellore dhe konvertimin e saj në atë elektrike. Energjia e mbledhur depozitohet në një bateri në pjesën e poshtme të çadrës.

Burime:
1. http://www.abeerseikaly.com/about.php
2. http://www.abeerseikaly.com/weavinghome.php
3. http://www.designboom.com/project/weaving-a-home/