Një video e paraqitur në kanalin e YouTube të Tesla Motors paraqet prototipin e paraqitur nga kjo kompani për një krah robotik për mbushje me energji të makinave te tyre. Tesla motors është kompania e cilësuar si më e mira në fushën e “makinave të gjelbra” për vitin 2015. “Makinat e gjelbra” janë makinat që nuk përdorin karburantet e zakonshme, por punojnë me elektricitet apo me karburante të gjelbra, të cilat nuk e ndotin ambientin. Ato përshkruhen si makinat e së ardhmes dhe duke pasur parasysh problemet me shpenzimin e rezervave të karburanteve fosile dhe me ngrohjen globale, ndoshta do të fillojmë t’i përdorim më shpejt se sa mendojmë.
Në atë që duket si një skenë filmi fantashkencë, krahu robotik prej 18 segmentesh elastike i afrohet makinës dhe kërkon për vendin e mbushjes. Makina komunikon me krahun robotik dhe hape vendin e mbushjes. Krahu robotik bën lëvizje gjarpërore ndërkohë që i afrohet vendit të mbushjes dhe pas takimit fillon mbushja. Gjithçka bëhet pa ndërhyrjen e ndonjë jo-roboti. Drejtuesi i makinës mund të relaksohet pa pasur nevojë të dali fare nga makina ndërkohë që ajo mbushet nga tentakula robotike.
Shqetësimi i rimbushjes nuk është problemi i vetëm që zgjidhë krahu robotik. Ai është elastik dhe funksionon pavarësisht nga mënyra e parkimit. Gjithashtu, pavarësisht se njerëzit mund të harrojnë të rimbushin makinën pasi të jenë rikthyer në shtëpi, krahu robotik nuk harron. Pavarësisht interesimit të entuziastëve, po flasim për një prototip dhe nuk duhet të eksitohemi shumë, pasi që jo të gjitha prototipet arrijnë të paraqiten në treg. Sidoqoftë, në një të ardhme jo aq të largët kur makinat tona të mos përdorin më karburantet fosile, ndoshta të gjithë do të kemi në muret e jashtme të shtëpisë tentakula të tilla robotike për mbushjen e makinave tona.
Burime:
1. http://www.extremetech.com/extreme/211865-check-out-this-scary-robotic-arm-charger-for-the-tesla-model-s
2. http://www.teslamotors.com/