Kompania Sony dhe ajo ZMP kanë themeluar në gusht korporatën Aerosense, e cila do të merret me krijimin e objekteve fluturuese të cilat do të përdoren për matje, mbikëqyrje, observim dhe inspektim. Kompania ka për qëllim bashkimin e aftësive për prodhimin e kamerave, senzorëve dhe rrjetin e komunikimit të Sony-t me krijimet robotike të ZMP për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Dhe shumë shpejt pas themelimit, kompania ka paraqitur prototipin e objektit të tyre të parë. Ky objekt është një dron jashtëzakonisht i veçantë, i cili ngrihet në ajër si një helikopter dhe më pas është në gjendje të fluturojë si avion.
Siç mund të shihet në foton sipër dhe videon poshtë, ky objekt fluturues k formën e një avioni. Ai ka trupin, krahët e fletët, njëlloj si aeroplani, por qendra e tij është bosh dhe aty gjendet boshti me helika, njëlloj si te një helikopter. Këto nuk janë vetëm nga pamja të tilla. Helikat janë të rrotullueshme në pozicione të tilla që të funksionojnë edhe si helika helikopteri, edhe si motorë avioni. Për t’u ngritur në ajër ato vendosen ne pozicione lart dhe poshtë boshtit të mesëm dhe kështu e ngritin objektin vertikalisht në ajër. Pasi të jetë mjaftueshëm lart, helikat zhvendosen në pozicione para dhe pas dhe shërbejnë për ta shtyrë objektin para njëlloj si motorët e avionit.
Sipas The Wall Street Journal, objekti peshon rreth 9,98 kg. Ai do të jetë në gjendje të fluturojë për rreth dy orë me shpejtësi maksimale 170 km/h.

Burime:
1. http://blogs.sonymobile.com/press_release/sony-mobile-joint-venture-enterprise-drone-launch/
2. http://blogs.wsj.com/japanrealtime/2015/08/24/sony-venture-unveils-drone-prototype/
3. http://www.aerosense.co.jp/press