Unioni Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Aplikuar (IUPAC) ka publikuar emrat e propozuar të elementëve të rinj kimikë. Propozimet, si zakonisht, janë bërë nga zbuluesit e elementëve. Këta emra konsiderohen në diskutim publik deri më 8 Nëntor. Në këtë datë, nëse nuk do të ketë kundërshtime të vlefshme, ata do të bëhen emrat e përhershëm të elementëve në fjalë.
Emrat e elementëve janë zgjedhur të tillë që të plotësojnë kushtet për konsistencë në emërtim me elementët tashmë të njohur. Ata, sipas rregullores, lejohet të jenë:
Emrat e elementëve janë zgjedhur të tillë që të plotësojnë kushtet për konsistencë në emërtim me elementët tashmë të njohur. Ata, sipas rregullores, lejohet të jenë:
- një personazh apo koncept mitologjik (përfshi objektet astronomike),
- një mineral ose substancë e ngjashme,
- një vend ose zonë gjeografike,
- një veçori elementi, ose
- një shkencëtar.
Gjithashtu, mbaresat e përcaktuara për emrat në anglisht janë “-ium” për elementët e grupeve 1-16, “-ine” për elementët e grupit 17 dhe “-on” për elementët e grupit 18. Sidoqoftë, mbaresat nuk vlejnë për përkthimet në gjuhë të ndryshme. Duke pasur parasysh këto rregulla, emrat dhe simbolet e propozuar janë:
|
Elementi 113 është zbuluar në Japoni dhe është elementi i parë i zbuluar në një shtet në Azi. Emri Nihonium i zgjedhur për të rrjedh nga fjala “Nihon”, një nga emrat e Japonisë në japonisht dhe përkthehet si “Toka e Lindjes së Diellit”.
Elementët 115 dhe 117 do të emërtohen bazuar në vendin dhe grupin bashkëpunues nga i cili janë zbuluar. Këta dy elementë janë zbuluar nga grupi bashkëpunues mes Institutit të Bashkuar për Kërkim Bërthamor në Dubna, Rusi; Laboratorit Kombëtar Lawrence Livermore në Kaliforni, SHBA; dhe Laboratorit Kombëtar në Oak Ridge, në Tenesee, SHBA; dhe Universiteti Vanderbilt, SHBA. Emri i elementit 115 i referohet zonës ku është zbuluar, pra pranë Moskës, ndërsa emri i elementit 117 rrjedh nga shteti ku gjendet Laboratori Kombëtar në Oak Ridge, i cili ka bashkëpunuar në zbulim.
Emri i elementit 118 vjen nga emri i shkencëtarit rus Juri Oganesian (Yuri Oganessian), profesorit i cili ka dhënë një kontribut të madh në zbulimin dhe studimin e elementëve super të rëndë.

Referencat:
1. http://www.degruyter.com/view/j/pac.2016.88.issue-4/pac-2015-0802/pac-2015-0802.xml
2. http://iupac.org/iupac-is-naming-the-four-new-elements-nihonium-moscovium-tennessine-and-oganesson/
3. https://student.societyforscience.org/article/newest-elements-finally-have-names?mode=topic&context=6