Në foto: Osamo Teresaki dhe Peter Oleynikov
Foto nga: Stockholm University
Foto nga: Stockholm University
Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një material të ri që do të mund të luftojë në mënyrë më efektive ndryshimet klimatike. Rezultatet e studimit janë postuar në revistën prestigjoze, Science.
Bëhet fjalë për një kristal të ri i cili zotëron aftësi për kapjen apo adsorbimin e dioksidit të karbonit nga ajri. Shkencëtarët kanë arritur që edhe më herët të krijojnë materiale për të njëjtin qëllim, por që këto materiale ishin shumë të kushtueshme dhe madje kishin probleme me absrobimin e adsorbimin e gazit, e gjithashtu edhe me strukturën që zvogëlonte kapacitetin e tyre për adsorbim. Defekti qëndronte në atë se këto materiale adsorbonin edhe ujin edhe dioksidin e karbonit bashkë. Për dallim nga materialet paraprake, materiali i ri kristal i prezantuar nga shkencëtarët përmban mikrospore në të cilat ndodhen regjione specifike, të ndara, për ujin dhe dioksidin e karbonit. Pra, ky kristal adsorbon edhe dioksidin e karbonit dhe ujin, mirëpo dallimi nga materialet tjera te vjetra qënron në atë se materiali i ri nuk lejon që uji të interferojë me dioksidin e karbonit. Materiali i ri është quajtur SGU-29.
Për më tepër, Osamo Terasaki i cili është profesor në Universitetin e Stockholmit, shprehet: "Për aq sa unë di, ky është materiali i parë efikas që kapë dioksidin e karbonit në prezencë të lagështisë. Në raste të tjera bëhet fjalë për garë mes ujit dhe dioksidit të karbonit ku zakonisht uji fiton."
Burime:
1. http://www.sciencemag.org/content/350/6258/302.abstract
2. http://www.sciencedaily.com/releases/2015/10/151015144806.htm
3. http://www.scienceworldreport.com/articles/31472/20151016/new-crystal-captures-carbon-dioxide-curtail-climate-warming.htm
1. http://www.sciencemag.org/content/350/6258/302.abstract
2. http://www.sciencedaily.com/releases/2015/10/151015144806.htm
3. http://www.scienceworldreport.com/articles/31472/20151016/new-crystal-captures-carbon-dioxide-curtail-climate-warming.htm