Nanotubat nga karboni kanë potencialin për të zëvendësuar silicin në elektronikë. Por, për t’u përdorur, ata duhet të jenë të pastër, pasi që nuk prodhohen dot të tillë. Kimistët nga Universiteti McMaster kanë krijuar një metodë për pastrimin e tyre. Për më tepër, metoda e krijuar është ekonomike, gjë që do të ndihmojë në aplikimin e saj në shkallë të gjerë. Artikulli është publikuar në revistën shkencore Chemistry - A European Journal.
Nanotubat nga karboni janë pjesë të vogla karboni me formë cilindrike. Ato kanë trashësi në nanometrike, pra sa një e miliardëta (1/1000000000) e metrit. Veçantia e tyre qëndron në faktin se megjithëse janë jashtëzakonisht të holla, ato mund të jenë të gjata. Pra, janë fije dhjetëra mijëra herë më të holla se një fije floku, por me gjatësi deri në disa milimetra. Raporti mes gjatësisë dhe trashësisë së tyre është më i madh se për çdo material tjetër. Ato gjithashtu përçojnë nxehtësinë dhe kanë veçori elektrike në varësi të orientimeve të tyre: ato me orientim kolltuk sillen si metale, ndërsa ato me orientim zigzag dhe kiral sillen si gjysmëpërçues. Kjo bën që ata të jenë kandidatë të mirë për përdorim në nanoteknologji, optikë, elektronikë, etj. |
Mënyra më e zakonshme e prodhimit bëhet duke ngrohur gazrat e karbonit, nga të cilat nanotubat do të formohen vetvetiu, në copëza bloze. Por, kur prodhohen, këto lloje të ndryshme paraqiten së bashku. Që të përdoren veçoritë metalike të nanotubave me orientim kolltuku, ata duhet të mos kenë mes vetes nanotuba me orientime kirale e zigzag; dhe anasjelltas, që të përdoren veçoritë gjysmëpërçuese të nanotubave me orientim kiral e zigzag, ata duhet të pastrohen nga nanotubat metalikë. Ndërkohë që për pastrimin e nanotubave metalikë ekzistojnë metoda, kjo është hera e parë që është krijuar një metodë për pastrimin e nanotubave gjysmëpërçues. Metoda për pastrimin e nanotubave metalikë përdorë një lloj polimeri i cili i zhdukë ata gjysmëpërçues. Tani, shkencëtarët i kanë ndryshuar karakteristikat elektronike të këtij polimeri, në mënyrë që ai të bëjë të kundërtën: të zhdukë nanotubat metalikë duke pastruar ata gjysmëpërçues e duke i lënë të gatshëm për përdorim.
Mundësitë për zhvillime teknologjike të bazuara në natotuba nga karboni janë të mëdha: zhvillimi më i sigurt është padyshim krijimi i çipave elektronikë shumë më të vegjël se ata që përdoren tani; mund të krijohen ekrane të përthyeshëm si letër që mund të përdoren për lexim, veshje, paketim ushqimi, në robotë, në aeroplanë (për të treguar nëse sipërfaqja është e dëmtuar me qëllim shmangien e aksidenteve), etj.; mund të ndërtohen altoparlantë shumë të vegjël me të njëjtat aftësi si ata të mëdhenjtë; mund të krijohen metoda më të shpejta e me rezultate më të qarta se rrezet X për fotografimin e eshtrave për diagnostikim mjekësor; përdoren për krijimin e aeroxhelit që është i fortë si çelik por i përthyeshëm me anë të rrymës elektrike (për krijimin e ashensorit për në hapësirë); mund të përdoren në luftë kundër tumoreve, ku një metodë që kombinonte nanotubat nga karboni me lazera ka arritur të zhdukë 80% të tumoreve të veshkave në minj; etj.

Referencat:
1. http://www.eurekalert.org/pub_releases/2016-08/mu-mr081616.php
2. http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/chem.201602722/abstract
3. https://www.sciencedaily.com/terms/carbon_nanotube.htm
4. http://www.understandingnano.com/electrical-properties-carbon-nanotubes.html
5. http://discovermagazine.com/2009/jul-aug/09-ways-carbon-nanotubes-just-might-rock-world