Zhvillimet shkencore të viteve të fundit kanë sjell një ndryshim tërësor në jetën e secilit prej nesh, shkenca është magjia e shekullit të XXI por në ndryshim nga truket e çuditshme dhe të pashpjegueshme që besonim se shkaktoheshin nga superfuqitë e dikujt, kjo lloj magjie na fton të kuptojmë dhe të jemi pjesë e saj. Ajo na provon se çdo kush mund të jetë një magjistar që e bën botën një vend më të mirë.
Zbulimi i ri vjen nga një ekip i Laboratorit te Fizikes se Aplikuar te Universitetit John Hopkins (JHUAPL), i cili ka zhvilluar një bojë me bazë qelqi, e cila reflekton dritën e diellit duke e mbajtur sipërfaqen metalike relativisht të ftohtë. Meqë qelqi i bërë nga silici është mjaft i brishtë, studiuesit nga JHUAPL përdoren silikat kaliumi të mbushur me oksid zinku. Hulumtimi është paraqitur të dielën, 16 gusht, në një takim të Shoqërisë Amerikane te Kimise (ACS) në Boston.
Për të krijuar një llak reflektues silikatit i janë shtuar: plastifikues , përbërës mpikës dhe substanca të patretshme në ujë. Kjo bën që sipërfaqja të jetë rezistente ndaj ujit dhe të reflektojë rezen e diellit. Komponimi inorganik ngjitet në sipërfaqet metalike si alumini, thahet kur bie në kontakt me të dhe është mjaft i qëndrueshëm, aq sa shkencëtarët thonë se mund ta ruajë efektivitetin e tij për qindra vite. Bojërat e tjera pasqyruese përbëhen nga polimeret, dhe për pasoje degradojnë nën rrezet e dritës ultravjollcë të diellit dhe e humbin aftësinë për të pasqyruar. Polimeret gjithashtu lëshojnë komponime organike të paqëndrueshme, të cilat mund të dëmtojnë mjedisin, ndërsa bojërat që kanë bazë qelqi janë më efektive dhe nuk janë të dëmshme. Komponimi në fjalë gjithashtu mund të zgjerohet dhe të tkuret pa krijuar plasaritje. Për më tepër, materialet e nevojshme për ta prodhuar nuk janë të shtrenjta dhe mund të gjenden lehtë. Çdo sipërfaqe e lyer me këtë bojë do të mbetet në temperaturë dhome ose edhe më të ulët pasi që boja nuk absorbon reze diellit.
Kjo shpikje e re do të ketë aplikim mjaft te gjerë në jetën tonë të përditshme duke filluar nga telefoni, rrëshqitëset në parqe, muret dhe tjegullat e shtëpisë duke vazhduar me makinën e anijet detare.

Burime:
1. http://www.eurekalert.org/pub_releases/2015-08/acs-gpc071715.php
2. https://www.youtube.com/watch?v=nRvdONlkCJQ&index=1&list=PLLG7h7fPoH8I0bHbe9mnjum8w_hlEXQnH