Që nga fillimet e ekzistencës së vet e deri me sot njeriu ka kaluar në shumë epoka, të cilat janë emërtuar në bazë të materialeve të përdorura (e gurit, bronzit, hekurit) për shkak të rëndësisë që ato materiale kishin për zhvillimin e shoqërisë. Sot, në shekullin e XXI, mund të themi se para nesh po hapet epoka e materialeve të projektuara në kompjuter meqë edhe materialet e bëra në laborator tashmë duken lajm i vjetër.
Mënyra në të cilën komponentët e një substance lidhen në pozicione të caktuara në nivel mikroskopik përcakton gjithashtu vetitë që ky material do të shfaq në makrobotë. Shpikja më e re vjen nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) ku një ekip kërkuesish me anë të një përqasjeje matematikore mjaft unike kanë zhvilluar një pjesë gjuhe programimi specifike për zhvillimin e materialeve të posaçme, në mënyrë që të parashikohen vetitë e materialit duke u bazuar në parimet molekulare. “Nëse inxhinierët kërkojnë një material polimer që të ketë veti të veçanta si: forcë, elasticitet dhe madhësi, atëherë ata duhet të pyesin veten se çfarë ndryshimesh duhet të bëhen në nivel molekular që të përfitohen këto veti.”- ka thënë Tristan Geisa, bashkautor i studimit, për MIT News. Ky program mund të përdoret nga inxhinierët si një mjet për të zbuluar materiale të reja dhe për ti projektuar ato ne bazë të nevojave të tyre. Programi është bazuar më shumë në materiale me bazë proteine ku ndahen sekuenca aminoacidesh dhe bashkangjiten sekuenca të tjera duke i dhënë çdo formë të dëshiruar.
Softueri i krijuar është quajtur “Matriarch” nga Materials Architecture që në shqip do të thotë “Arkitekturë Materialesh”. Ai do të jetë në dispozicionin e të inxhinierëve falas në internet si bibliotekë e gjuhës së programimit Python.
Zhvillimi i materialeve të projektuara shërben, jo vetëm për krijimin e materialeve me kosto minimale dhe performancë maksimale, por edhe si një mënyrë për të kuptuar më mirë materialet dhe vetitë që ata shfaqin. Ato mund te na ndihmojne të gjejmë zgjidhjet për shumë probleme me të cilat përballemi sot në shumë fusha si psh: shëndetsi , energjitikë, nanoteknologji etj

Burime:
1. http://news.mit.edu/2015/new-molecular-design-approach-0911
2. http://pubs.acs.org/doi/10.1021/acsbiomaterials.5b00251