Lëngu përmban molekula kafaz, të cilat shërbejnë si vrima dhe e shndërrojnë lëngun e zakonshëm në një lëng poroz. Foto nga: Queen's University Belfast.
A mund ta imagjinoni një lëng me vrima? Shkencëtarët nga QUB (Queen’s University Belfast) kanë krijuar artificialisht lëngun e parë të tillë. Deri më tani, materialet poroze kanë qenë vetëm të ngurta, por kimistët dhe fizikanët që merren me shkenca materiale mendojnë se me përparimin e teknologjisë, kërkesa për materiale të tilla në gjendje të lëngët do të rritet. Kjo ka bërë që ata të projektojnë dhe krijojnë lëngun poroz, të dhënat e fituara nga eksperimentet me të cilin i kanë publikuar dje (11 nëntor) në revistën shkencore prestigjioze Nature.
Në bashkëpunim me shkencëtarët nga Argjentina, Gjermania dhe Franca, shkencëtarët Britanezë kanë konstruktuar molekula kafaz, të cilat shërbejnë si vrima dhe që janë të tretshme në lëngje me molekula më të mëdha se hapësira brenda këtyre molekulave. Lëngu me molekula të tilla është lëng poroz, ose lëng me vrima. Natyrisht, këto vrima janë tepër të vogla për t’u parë me sy, por ato vihen re lehtë nga molekulat e gazeve të ndryshme që mund të treten në to. Këtë gjë e tregon qartë fakti se lëngu me molekula të tilla është në gjendje të tresë tetë herë më shumë molekula gazi (metan).
Ky është vetëm fillimi i punës me këtë lloj gazi. Shkencëtarëve do t’u duhen edhe disa vite studim për t’i kuptuar të gjitha vetitë e një materieje të tillë artificiale. Tani për tani, si aplikimin më të mundshëm të këtij lëngu, ata shohin “kapjen e karbonit” apo tretjen e gazeve si dyoksidi i karbonit, të liruara nga termocentralet e karburanteve fosile, në mënyrë që të mos hidhen në atmosferë ku shkaktojnë dëme. Me studimin e mëtejshëm të lëngut poroz mund të shfaqen edhe aplikime të tjera për të.

Burime:
1. http://www.nature.com/nature/journal/v527/n7577/full/nature16072.html#affil-auth
2. http://www.qub.ac.uk/home/ceao/News/Title,539041,en.html
3. http://www.newsletter.co.uk/news/ni-business-news/new-porous-liquid-could-help-with-carbon-capture-process-1-7061660
4. http://phys.org/news/2015-11-porous-liquid.html