I vetshërueshëm në temperaturë dhome, elastk dhe me përçueshmëri të lartë. Çfarë mund të kërkosh tjetër nga një qark elektrik? Ky është qarku elektrik i përbërë nga xheli, i propozuar nga shkencëtarët nga universiteti i Teksasit në Austin në artikullin e publikuar më 11 gusht në revistën shkencore Nano Letters. Aplikimet e mundëshme të kësaj teknologjie janë të shumëta si: elektronike elastike, robotikë, lëkurë artificiale, proteza biomimetike, akumulim energjie, etj.
Xheli nga i cili përbëhet ky qark është një hibrid i dy xheleve. Njëri, i quajtur “hidroxhel” përbën matricën. Ky është një polimer elastik dhe përçues, pasi që nanostruktura e tij lehtëson përçimin e elektroneve. Në të injektohet xheli tjetër, i quajtur “superxhel”. Ky përbëhet nga njësi molekulash, dhe jo nga molekula të veçanta. Kjo veçori i jep mundësinë këtij xheli të jetë i vetshërueshëm. Njësitë apo grupet e molekulave lidhen përmes forcave me të dobëta se ato mes molekulave në një komponim të zakonshëm. Për këtë arsye, kur një pjesë këputet, ajo mund të vetshërohet lehtë.
Nga eksperimentet e bëra me qarqe xheli të tillë hibrid të formuara mbi substrate plastike, ka rezultuar se ato jo vetëm që kanë përçueshmëri të lartë, ndër më të lartat e xheleve hibride, por gjithashtu e ruan këtë përçueshmëri pas këputjes apo përthyerjes. Kur këputet, i duhet rreth një minutë për t’u vetshëruar, dhe pas vetshërimit kthehet në përçueshmërinë e mëparshme. Madje, as këputja në të njëjtin vend disa herë me radhë nuk arrin ta dëmtojë.
Në të ardhmen, shkencëtarët do përpiqen të përmirësojnë edhe me tej forcën dhe elasticitetin e xhelit për ta bërë më të përshtatshëm për aplikime praktike.
Burime:
1. http://pubs.acs.org/doi/abs/10.1021/acs.nanolett.5b03069
2. http://phys.org/news/2015-08-electrical-circuit-gel.html