Grupi shkencor i profesor Kyung-Cheol Choi nga KAIST (Instituti i Avancuar Korean i Shkencës dhe Teknologjisë) mund ta bëjë realitet idenë e rrobave ekrane bazuar në publikimin e tyre gjatë muajit të kaluar në revistën shkencore Advanced Electronics. Ata kanë krijuar LED (dioda që emetojnë dritë) në formë fijesh, gjë që i bën ato më elastike dhe lejon përdorim më të gjërë.
Kërkimi për materiale elastike për përdorime të ndryshme të përthyeshme ka kohë që ka nisur. Me gjithë se në treg ka plot materiale plastike mjaft elastike, asnjëri nuk është i përshtatshëm për krijimin e veshjeve ekran. Ata të gjithë krijohen në substrate të sheshta të cilat janë pjesërisht të lakueshme. Kjo bën që veshjet e tilla të mos jenë komode dhe të mos ndjehen si veshje të vërteta. Me shpikjen e re nga KAIST, ky problem nuk do të ekzistojë më. Ata kanë krijuar LED në formë fijesh të cilat mund të përdoren direkt për thurjen e pëlhurave të rrobave.
Këto fije LED janë krijuar duke përdorur procesin e quajtur zhytje-veshje, ku fibra (polietilen tereftalat) zhytet dhe vishet me shtresat e tjera të nevojshme për të bërë të mundur emetimin e dritës. Produkti përfundimtar është fije elastike, e përshtatshme për krijim pëlhure, e cila emeton dritë. Meqë prodhimi i këtyre fijeve mund të bëhet në mënyrë të ngjashme me atë të përdorur për pajisje të tjera elektronike, ato mund të prodhohen në masë gjë që do të sjellë hedhjen në treg të rrobave ekrane në të ardhmen e afërt.
Burime:
1. http://www.kaist.ac.kr/_prog/_board/?code=ed_news&mode=V&no=39041&upr_ntt_no=39041&site_dvs_cd=en&menu_dvs_cd=060101
2. http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/aelm.201500103/abstract