Xerox PARC dhe Agjencia për Projekte të Avancuara të Sigurisë (DARPA) e SHBA-ve kanë krijuar një çip që vetëshkatërrohet brenda 10 sekondash pas udhëzimit nga telekomanda. Ky zhvillim është bërë duke pasur në mendje mesazhet e rëndësishme sekrete, të cilat komunikohen në ushtri dhe të cilat nuk duhen lejuar të bien në duar të padëshiruara.
Teknologjia e re e “elektronikës së dekompozueshme” (vanishing electronics) përdor Corning Gorilla Glass, një material i njohur për përdorimin e tyre në ekranet e telefonave të mençur (smartphone). Xhami special është moduluar me nxehtësi pothuajse deri në pikën e thyerjes. Në të është vendosur një qark, i cili përmban një rezistor. Kur qarku merr energji nga një rreze laser, rezistori nxehë çipin dhe meqë ai është i dobësuar, shpërthen në mijëra fragmente. Edhe pas copëtimit të parë, nëse mbetet nxehtësi, ai vazhdon të copëtohet edhe më tej në fragmente gjithnjë e më të vogla. Kjo bën që rikthimi i të dhënave të shkatërruara të jetë i pamundur.
Çipi në fjalë i cili përfaqëson një hap të madh para për DARPA mendohet se ka zbatime në shumë fusha civile. Elektronika e dekompozueshme mund të zgjidhte problemin e mbeturinave elektronike që shkaktojnë pengesa në përdorimin e elektronikës në mjekësi dhe biologji meqë janë të dëshme për njeriun dhe gjallesat e tjera. Gjithashtu kjo teknologji do mund të ofronte më shumë mundësi për mbrojtjen e ambientit në përgjithësi.

Burime:
1. http://spectrum.ieee.org/tech-talk/computing/hardware/us-militarys-chip-self-destructs-on-command?utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A+IeeeSpectrumFullText+%28IEEE+Spectrum+Full+Text%29
2. http://www.pcworld.com/article/2983015/hardware/xerox-parcs-new-chip-will-self-destruct-in-10-seconds.html