LG Displays ka lajmëruar se do të fillojë një investim të madh në gjeneratën e re të ekraneve elastike OLED (Organic Light-Emitting Diode – dioda dritë-emetuese organike). Me këtë LG Displays kërkon të përforcojë pozicionin e vet si lider në teknologjinë e ekraneve OLED. Ata do investojnë 1 trilion Won gjatë dy viteve të ardhshme për linjën e tyre të re të ekraneve elastike OLED.
Kjo linjë e re do të zhvillohet në fabrikën e tyre ne Gumi, në provincën Gyeongbuk në Kore, dhe do të prodhojë 7500 shtresa në muaj, ku secila do të përmbaje 200 prerje 5.5 inç. Kjo është sa katër herë prodhimtaria e teknologjisë ekzistuese për ekranet e përkulshme. Prodhimi në masë do të fillojë në vitin 2017.
The Telegraph thotë se përmasat e dhëna për prerjet përputhen me ekranet e iPhone6 dhe se meqë LG Display është furnitori i Apple, ka shumë mundësi që ekranet e reja të LG Displays t’i shohim te iPhone i ri.
OLED përdorin një shtresë komponimi organik si emetues elektroluminishent. Shtresa organike shërben si gjysmëpërçues dhe vendoset mes dy elektrodave. Kur përmes tyre kalon rryma, shtresa organike emeton dritë. Materja organike ka fleksibilitet të lartë gjë që përbën një nga avantazhet kryesore të OLED. Për të krijuar ekranet e elastike, diodat OLED vendosen mbi një substrat plastik të përthyeshëm. Në kombinim me ndriçimin më të fortë se LED, panevojshmërinë për ndriçim të veçantë (backlighting) si te LCD dhe fushë më të madhe shikimi se LCD, përthyeshmeria i bën OLED një zgjedhje shumë të favorshme për ekranet.
Burimet: