Shkencëtarët nga MIT do të paraqesin në tetor në Konferencën Ndërkombëtare për Arkitektuarat Paralele dhe Teknikat e Kompilimit (International Conference on Parallel Architectures and Compilation Techniques) një mekanizëm që do të shënojë një revolucion të mundshëm në elektronikë. Sistemi i quajtur “Tardis” paraqet një mënyrë efikase për kursimin e memories dhe është i vetmi mekanizëm i ri i paraqitur në 30 vitet e fundit.
Çipat e rinj të kompjuterave do të mund të bëhen shumë më të shpejtë, me proçesore që përmbajnë qindra apo mijëra bërthama. Për të ulur nevojën për kujtesë të lartë në mënyrë që të dhënat në bërthamat individuale të kordinohen më mirë nga sistemet udhëzuese(“directories”), teknika e re e MIT (Massachusets Institute of Technology) paraqet memorien që rritet proporcionalisht me logaritmin e numrit të bërthamave dhe jo proporcionalisht me numrin e bërthamave siç ndodhë në teknikat e vjetra. Sipas kësaj teknike të re, një çip me 128 bërthama ka nevojë vetëm për një të tretën e kujtesës e një sistemi ekzistues. Kursimi i kujtesës bëhet më i theksuar me rritjen e bërthamave: 80 përqind kursim në një çip me 256 bërthama dhe 96 përqind për një çip me 1,000 bërthama.
Mënyra se si Tardis është e përmirësuar në krahasim me sistemet e tjera është e dukshme. Çipet me shumë bërthama sot kanë udhëzime që sigurojnë që mos të ketë konflikte midis bërthamave kur ka të dhëna që duhen ndryshuar, për që janë të përbashkëta për të gjitha bërthamat. Kur bëhet ndryshimi, sistemi i udhëzimit dërgon mesazhe kontrolluese dhe zhvlerëson kopjet lokale. Sistemi Tardis nga ana tjetër funksionon me sistem tjetër që jo vetëm kursen kujtesën por rrit dhe rendimentin. Sistemi i udhëzimeve që dërgon mesazhe zëvendësohet me një sistem rregullues logjik-kohor që vendosë kohën e ndryshimit te të gjithë operacionet e komputimit në mënyrë që të gjitha operacionet të ndjekin veprimet sipas rrjedhës kohore.
Në qoftë se sistemi Tardis do popullarizohet është ende në pikëpyetje, por për shumë ekspertë të dhënat për të duken shumë premtuese.