Meqë elektronika nuk ka shpresa të zvogëlohet shumë më shumë, shkencëtarët i kanë kthyer sytë nga optika, apo optoelektronika, e cila bashkon njohuri të elektronikës dhe optikës. Por, ajo nuk është gjithmonë e lehtë të realizohet dhe nuk ka metoda shumë efikase për t’i përdorur. Tani, një grup shkencëtarësh nga universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar një mënyrë kalimi mes elektricitetit dhe dritës, duke përdorur kondensatin Boze – Ajnshtajn. Rezultatet e punës së tyre janë publikuar në Nature Materials, më 8 Gusht.
Kondensati Boze – Ajnshtajn është një gjendje e lëndës që formohet nga një gaz bozonesh në temperaturë shumë të ulët, pranë zeros absolute. Ai është propozuar së pari nga Satyendra Nath Bose dhe Albert Ajnshtajn. Bozonet janë grimca me spin të plotë (0, 1, 2) dhe ato mund të gjenden në të njëjtin nivel energjetik, për dallim nga fermionet. Kur fotonet bashkohen me çiftet elektron – vrimë krijohen kuazigrimcat e quajtura polaritone eksitone. Nga këto polaritone eksitone krijohet një kondensat Boze – Ajnshtajn.
Në optoelektronikë, informacioni përpunohet nga elektronet dhe përçohet nga drita. Kjo do të thotë se ai duhet bartur edhe mes dritës dhe elektroneve. Kjo bëhet duke përdorur elektronet për të ndryshuar diçka tek drita. Përdorimi i tensionit për të kontrolluar informacionin e bartur nga drita merr shumë energji, gjë që bën që pajisjet të kenë rendiment të ulët. Shkencëtarët nga Britania, Greqia dhe Meksika kanë bashkëpunuar për krijimin e një pajisjeje, e cila përdorë Konsensatin Boze – Ajnshtajn nga polaritonet, e cila do të mund të funksionojnë si çelës mes dritës dhe elektroneve dhe të përdorë shumë pak energji.
Kondensati Boze – Ajnshtajn nga polaritonet rrotullohet në anën e akrepave të orës (spin lart), ose në anë të kundërt (spin poshtë). Me përdorimin e fushës elektrike, shkencëtarët kanë arritur ta ndryshojnë spinin e kondensatit sipas dëshirës apo nevojës, pra të ndryshojnë informacionin që drita bartë. Drita me polarizim të përcaktuar pastaj emetohet nga kondensati me spin përkatës dhe mund të bartet duke përdorur fibra optike. Pajisja e krijuar është e vogël dhe merr shumë pak energji, vetëm 0,5 femtoJoule.
Pajisja prototip që këta shkencëtarë kanë krijuar ka nevojë të mbahet në temperatura ekstremisht të ulta (për shkak të kondensatit Boze – Ajnshtajn) dhe tani për tani nuk mund të fillojë të përdoret në kompjutera. Megjithatë, me zbulimin e materialeve të reja, ky lloj sistemi do të mund të përhapej.

Referenca:
1. http://www.nature.com/nmat/journal/vaop/ncurrent/full/nmat4722.html
2. http://www.cam.ac.uk/research/news/liquid-light-switch-could-enable-more-powerful-electronics
3. http://www.livescience.com/54667-bose-einstein-condensate.html
4. http://spectrum.ieee.org/tech-talk/semiconductors/optoelectronics/a-polariton-boseeinsten-condensate-for-switching-and-storing-optical-data