Disa bioinxhinierë kanë krijuar një algoritëm matematikor (që ata e quajnë "robot psikik") që mund të lexojë qëllimet e një personi duke filluar nga veprimet më të thjeshta te ato më ndërlikuarat edhe kur veprimi origjinal është ndërprerë. Pra veprimi i plotë i dëshiruar mund të lexohet nga algoritmi duke analizuar qëllimin. Ky algoritëm do përdoret në inteligjencën artificiale të veturave personale për të ditur drejtimin e shoferit në mënyrë që makina mos të devijojë.
Sipas studiuesëve truri i njeriut kur nis një veprim dhe dërgon sinjalet në pjesët e tjera të trupit ai nuk mund ta ndryshojë pa kaluar një e dhjeta e sekondës, por shpesh ai nuk e ndryshon fare.Pra studiuesit duke u bazuar në këtë fakt filluan ta ndërtonin algoritmin i cili arriti të lexonte qëllimet e subjekteve edhe kur veprimet në fjalë ndërpriteshin.
Pra sikur në rrugë makina të hasi akull dhe të rrëshkasi algoritmi do rregullonte drejtimin e makinës duke ditur qëllimin e shoferit. Një rast tjetër është sikur për shembull një pacient që ka probleme cerebreale mund ti jepet një protezë që përdor këtë algoritmin dhe kështu që do ia lehtësonte veprimet pacientit në fjalë. Kështu që ky zbulim mund të ketë shumë aplikime të leverdishme për shumë çështje.
Burimet:
1. Justin Horowitz, James Patton. I Meant to Do That: Determining the Intentions of Action in the Face of Disturbances. PLOS ONE, 2015; 10 (9): e0137289 DOI: 10.1371/journal.pone.0137289
2. University of Illinois at Chicago. "'Psychic robot' will know what you really meant to do." ScienceDaily. ScienceDaily, 7 October 2015. <www.sciencedaily.com/releases/2015/10/151007125748.htm>.