Mendonit se vitaminat ekzistojnë vetëm në fruta, perime e produkte të tjera ushqimore? Me siguri gaboheni, thonë disa shkencëtarë nga NASA. Të paktën vitamina B3 mund të na ketë rënë nga qielli (dhe jo vetëm në kuptim figurativ). Ajo mund të jetë krijuar në hapësirë dhe të ketë rënë në Tokë bashkë me meteoritët.
Karen Smith është autore e parë e një numri studimesh në lidhje me mundësinë e krijimit të vitaminës B3 në hapësirë. Në një studim të mëhershëm, bashkë me shkencëtarë të tjerë, ajo ka zbuluar se meteoritët përmbanin vitamin B3. Me studimin e ri shkencëtarët kanë demonstruar se vitamina B3 mund të krijohej në kushtet e hapësirës. Ata kanë rikrijuar kushtet e hapësirës në laborator duke krijuar vakuum dhe temperaturë prej -253 gradë Celsius, si dhe duke shtuar gazra, akuj dyoksidi karboni, ujë dhe piridinë, dhe këtë përzierje e kanë bombarduar me fotone. Nga kjo ka rezultuar vitamina B3. Rezultatet janë publikuar në Chemical Communications. Për shkak të kushteve të ngjashme, mendohet se kjo vitaminë gjendet edhe në kometa dhe kjo pritet të konfirmohet nga misioni Rosetta që orbitën kometën 67P, me gjetjen e molekulave komplekse organike.
Vitamina B3 është shumë e rëndësishme për ekzistencën e jetës dhe duhet të ketë origjinë shumë të hershme. Më parë është vërtetuar se ajo mund të ishte krijuar në kushtet që ekzistonin në Tokë në kohën kur mendohet të ketë filluar jeta. Sipas këtij zbulimi duket se Tokës i është dhënë ndihmë edhe nga hapësira, përmes meteorëve. Kjo është e rëndësishme edhe për krijimin e mundshëm të jetës në planetë të tjerë, pasi që vërteton se disa materie shumë të rëndësishme për metabolizmin tonë nuk janë të veçanta për Tokën dhe ekzistojnë edhe në trupa të tjerë qiellor.
Burime:
1. http://www.nasa.gov/content/goddard/vitamin-b3-might-have-been-made-in-space-delivered-to-earth-by-meteorites/#.VbduOPlViko
2. http://www.nasa.gov/feature/goddard/nasa-researchers-find-frozen-recipe-for-extraterrestrial-vitamin