Spiunimi në internet nga ekspertët e informatikës është i njohur me termin "Online-Tracking" që shqip do përkthehej "Gjurmim në internet". Termi i referohet gjurmimit të përdoruesve të internetit nga palë të treta që cilësohen si "Tracker". Pra lëvizjet e përdoruersve rregjistrohen dhe vlerësohen. Për shembull gjurmohet cilat faqe të një Domain janë parë nga një përdorues ose cilat link-e ka parë përdoruesi për të arritur te faqja në fjalë. Në këtë mënyrë vizituesit e faqeve mund të shqyrtohen individualisht. Në qoftë një përdorues vjen nga një "makinë kërkimi"(search engine) atëhere kërkimet që e sollën aty vihen në pah. Në rrafshin e mbledhjes së të dhënave nuk ka asgjë që nuk shikohet. Përveç informacioneve si p.sh pozicioni aktual i përdoruesit, vendin e banimit etj. mblidhen dhe informacione të ndjeshme të shëndetit dhe të të ardhurave. |
Rasti i kompanisë "Healthline" tregon që me anë të gjurmimit të klientëve që janë pjesërisht njerëz me probleme shëndetëore të rënda si p.sh probleme me stomakun por dhe me probleme psikologjike si çrregullime bipolare, mund të krijohen reklama të përshtatura ndaj klientëve. Një studim tregoi që diku te 70 përqind e të dhënave që tejçohen kanë në fakt të bëjnë me sëmundje të veçanta apo me shëndetësinë në përgjithësi.
Reklamuesit mbledhin, përdorin dhe shesin numrat e kujdesit shëndetësor, numrat e llogarive (instituteve financiare), ose të dhëna për orientimin seksual apo të sjelljes seksuale pa kontrolle apo kufijë.
Firmat kryesore që merren me Online-tracking njihen nga shumica e njerëve. Por përveç Google dhe Facebook ka dhe mijëra kompani të tjera që kanë fitime të mëdha nga spiunimi i përdoruesve të internetit. Një studim nga Wall Street Journal në SHBA nxorri që, në 50 faqet më të përdorura ka mesatarisht 64 lloje programe të gjurmimit që instalohen pa paralajmërim te përdoruesit. Ka dhe faqe që të instalojnë më shumë se 100 të tilla. Vetëm faqet pa qëllim fitimi si Wikipedia nuk instalojnë programe të tilla.
Industria vetë thotë që të dhënat janë të padëmshme dhe se në fakt reklamimi mund të jenë të pozitiv për përdoruesit. Reklamimi i personalizuar mund të sjelli të dhëna të dobishme për produkte që përdoruesit do kishte dëshirë ti kishte.
Online-Tracking sot është një industri shumë fitimprurëse që rritet çdo ditë dhe ndërkohë, mijëra firma që merrem me atë kanë fitime të majme. Kjo rritje gjithashtu ka nxitur debate të forta në lidhje me hapsirën personale të njeriut dhe për sigurinë e të dhënave në internet, debate të cilat nuk kanë gjasë të përfundojnë.
Burime
1. [Online] [Citim nga : 20 Korriku 2015.] https://sedo-de1.custhelp.com/app/answers/detail/a_id/560/~/was-ist-tracking?.
2. [Online] [Citim nga : 20 Korriku 2015.] http://motherboard.vice.com/read/looking-up-symptoms-online-these-companies-are-collecting-your-data.
3. [Online] [Citim nga : 20 Korriku 2015.]
http://www.wsj.com/articles/SB10001424052748703940904575395073512989404.
4. [Online] [Citim nga : 20 Korriku 2015.] http://www.sueddeutsche.de/digital/online-tracking-das-geschaeft-mit-dem-webseiten-besucher-1.1496095.
5. Schwartz, John. The New York Times. [Citim nga : 20 Korriku 2015.]
http://www.nytimes.com/2001/09/04/technology/04COOK.html.