Një çift studiuesish ekspertë të sigurisë cyber arritën të merrnin nën kontroll një makinë që ishte në lëvizje vetëm duke përdorur internetin dhe nga një distancë e theksuar. Kjo i dha mundësi atyre të kishin ta lëviznin makinën si të donin, ta fiknin motorin gjatë lëvizjes madje dhe të bllokonin sistemin e frenimit. Makina në fund përfundoi në një hendek.
Studiuesit në fjalë ishin Charlie Miller dhe Chris Valasek më para kanë punuar për NSA(agjensia kombëtare e sigurisë) por sot punojnë në sektorin privat. Përveç atyre dhe Andy Greenberg, një shkrimtari i revistës “Wired” mori pjesë me personalisht me makinën e tij. Gjatë gjithë kohës ekspertët gjendeshin në shtëpinë e tyre ndërkohë që Andy Greenberg po i jepte makinës.
Ekspertët përdorën sipas tyre teknikën “zero-day exploit” (shqip: “shfrytëzim befasues”) që i dha mundësi atyre të manipulonin sistemin Uconnect i cili ndodhet në makina për të lehtësuar përdorimin dhe për argëtim. Sisteme të ngjashme dhe po kaq të rrezikuara sot janë të përhapura gjerërisht duke rritur sipas ekspertëve edhe më shumë rrezikun.
Ky eksperment shkaktoi shumë polematika madje dhe vetë ekspertët u befasuan nga lehtësia e kontrollit me telekomandë të makinës. Prandaj ata kërkojnë që kompanitë automotive duhet të vendosin më shumë siguri në sistemet e tyre sepse rreziku me sistemet e tanishme është i madh.
Sipas Millerit dhe Valasek janë plot 471,000 makina që janë të rrezikuara nga sulme të tilla. Ata shpresojnë që këto eksperimente do rrisin presionit që kompanitë të ndërgjegjësohen më shumë.
Por ekspertët gjithashtu shtuan që edhe pse ka rrezik, sulme të tilla mund të bëhen vetëm nga eskpertë të aftë të cilëve do i duheshin muaj që ta replikonin këtë sulm. Gjithashtu ata do duhet të njihnin sistemin e sigurisë dhe protokollin e internetit i cili ndryshon sa herë që ndizet makina.
Burime:
1. http://www.wired.com/2015/07/hackers-remotely-kill-jeep-highway/
2. http://www.reuters.com/article/2015/07/21/us-autos-hacking-idUSKCN0PV29X20150721
3. http://www.iflscience.com/technology/cyber-security-experts-hacked-moving-car-and-took-control