Molekula që kryen fotosintezën te bimët është kompleksi i dritë-mbledhjes II (LHC-II) dhe përbëhet nga 17 000 atome. Shkencëtarët nuk e dinë si vepron kjo molekulë kur merr fotonet e dritës. Kompjutera të ndërlikuar dhe programe të përparuara nevojiten për të simuluar molekula kaq të mëdha.
Studiuesit thonë se simulimi ishte sfidë e fortë. Që të ekzekutohej kodi ishte e nevojshme që të zgjidheshin probleme në lidhje me memorien dhe performancën. Ekzekutimi i plotë një simulimi të LHC-II do jetë e vështirë por studiuesit thonë se kanë arritur të simulojnë pjesë të rëndësishme të molekulës. Sisteme me 5 759, 4 050 dhe 6 075 atome u arritën të simuloheshin.
Ky simulim hap rrugën për përdorime të ngjashme në raste të tjera dhe duke qenë se programet që i përdorën nga shkencëtarët ishin falas që mund të përdoret nga të gjithë shkencëtarët.
Burime:
1. http://goo.gl/WiL6Fu
2. http://www.springer.com/us/book/9783319091525
3. http://arxiv.org/abs/1501.05654
4. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26250099