Cookies janë metoda më e vjetër por dhe më e njohur për të gjurmuar një përdorues të internetit. Të ashtëquajturat "biskota" (më para „persistant client state object“) burojnë nga Korriku i 1994, kur interneti ishte ende në fillimet komerciale. Ato janë një zhvillim i mëtejshëm i „Magic Cookies“, të cilat me anë pjesëve të kodit nga Browser-Cache tentonin të rikrijonin një farë historiku të internetit.
Ato u shpikën nga programuesi amerikan Lou Montulli, i cili zgjidhi një nga problemet më të mëdha të internetit të ri, u bë e mundur shpërndarja direkte të dhënave të internetit.
Para se të shpikej kjo, nuk kishte anjë mundësi që faqet e internetit të merrnin parasysh në qoftë se një përdorues kishte qënë më para në të njëjtën Domain apo në qoftë se ishte në një faqe tjetër.
Çdo vizitë në një faqe ishte pak a shumë sikur ishte vizita e parë në një faqe; kjo e bënte përdorimin e forumeve të internetit apo të faqeve për "shopping" shumë të ndërlikuar, sepse përdoruesi duhet të mbaronte shumë transaksione në vetëm një faqe. Në qoftë se përdoruesi e braktise faqen atëhere do ishte i detyruar ti fuste të dhënat përsëri.
Në rastin më të mirë pas shpikjes së tyre Cookies shërbenin në krijimin e forumeve të internetin dhe të faqeve si Amazon apo dhe për “dredhi” të vogla, si për shembull matja e numrit të përdureuesve apo gjëra të ngjashme. Cookies revolucionarizuan përdorimin e internetit por gjithashtu shkaktuan fundin e anonimitetit në internet.
Sot nëpër shtete të ndryshme ka rregulla të veçanta në lidhje me Cookies për shkak se ato mendohen se cënojnë privatësinë e përdoruesëve të internetit. Por efikasitetit i këtyre rregullave është kontestuar nga shumë aktivistë për privatësinë në internet. Zhvillimi i Cookies sot ka sjellur që sot ato vështirë se anashkalohen.
Burime:
1. Schwartz, John. The New York Times. [Online] 12 Gusht 2015.
http://www.nytimes.com/2001/09/04/technology/04COOK.html.
2. Access to European Union law. [Online] 12 Gusht 2015. http://eur-lex.europa.eu/legal-content/DE/ALL/?uri=CELEX:32009L0136.