Duket si skenar i një filmi fantashkencë, por është dëshmi e arritjeve të teknologjisë. Një burrë tetraplegjik ka arritur të ndjejë prekjen në një dorë robotike pas vendosjes së një implanti elektrik në trurin e tij. Ky implant i mundëson të ndjejë presionin e objekteve në dorën robotike, por jo ndjesitë si nxehtësia apo dhimbja në rast presioni të tepërt apo ndryshimi të madh temperature në të. Ndjesia është gjithashtu e limituar te dora dhe për të bërë të mundur shtrirjen e shqisës së ngjashme në pjesë të tjera të trupit, implanti do të duhet të jetë më i sofistikuar. Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Science Translational Medicine, më 19 tetor.
Gjymtyrët proteza janë të rëndësishme për t’u rikthyer autonominë e nevojshme personave që i kanë humbur ato apo që kanë lënduar shtyllën kurrizore, me ç’rast kanë humbur përdorimin e gjymtyrëve. Problemi kryesor i tyre është fakti që ato nuk kanë shqisën e prekjes, gjë që vështirëson përdorimin e tyre për kryerjen e veprimeve të përditshme, të cilat njerëzit me gjymtyrë funksionale as që i vënë re. Për këtë arsye shkencëtarët po punojnë për krijimin e gjymtyrëve robotike, të cilat kanë shqisa (të paktën të pjesshme), të cilat mundësojnë përdorim më të thjeshtë e më të mirë. Shkencëtarët kanë arritur më parë të krijojnë ndjesinë e prekjes duke lidhur gjymtyrët robotike me pjesën e poshtme të gjymtyrëve të humbura. Por, në rastet e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, krijimi i ndjesive të tilla ka qenë më i vështirë.
Nathan Copeland ka humbur përdorimin e të katër gjymtyrëve pas një aksidenti që i ka lënduar shtyllën kurrizore në zonën e qafës. Ai është bërë pjesë e eksperimentit për krijimin e ndjenjës së prekjes në duar robotike. Kjo është hera e parë që shkencëtarët kanë arritur një gjë të tillë në një pacient si ai. Shqisa e prekjes në dorën robotike është e pjesshme. Ajo nuk përfshinë ndjenjën e lëvizjes, temperaturës po dhimbjes, dhe nuk përfshin majat e gishtërinjve dhe gishtin e madh të dorës. Sidoqoftë, një gishtat e tjerë ai ndjen presion dhe saktësisht identifikon cili gisht po preket.
E gjithë kjo është bërë e mundur falë implantit të dy radhëve të mikroelektrodave me madhësi prej 4 mm në pjesën e trurit përgjegjëse për ndjeshmërinë në duar, dhe dy radhëve të tjera me mikroelektroda në pjesën e trurit që kontrollon lëvizjet e duarve dhe krahëve. Këto mikroelektroda lidhen me kompjuter dhe duar robotike përmes telave. Një gjë e tillë nuk është shumë praktike dhe shkencëtarët planifikojnë të gjejnë një mënyrë për të arritur këtë funksion pa tela. Shkencëtarët gjithashtu nuk kanë qenë në gjendje të vënë implante në zonat e trurit që kontrollojnë këmbët, pasi që ato gjenden më thellë. Sasia e implanteve në tru gjithashtu rritet me rritjen e ndjesive që kërkohet të rikthehen duke rritur edhe rrezikun për infeksion. Megjithatë, shkencëtarët mendojnë se mund t’i anashkalojnë këto probleme përmes përdorimit të materialeve më të përshtatshme dhe përmirësimin e teknologjisë.
Nathan Copeland ka filluar të ndjejë në dorën robotike një muaj pas operacionit, dhe shkencëtarët kanë mbledhur të dhëna për 6 muaj me radhë, të cilat i kanë paraqitur në artikull. Pas 17 muajsh, shqisa nuk është dobësuar, gjë që tregon se elektrodat vazhdojnë të funksionojnë dhe se nuk e kanë dëmtuar trurin. Në video mund të vërehet Nathan, i cili me sy mbyllur identifikon saktësisht të gjitha prekjet e gishtërinjve të dorës robotike.

Referencat:
1. http://stm.sciencemag.org/content/early/2016/10/12/scitranslmed.aaf8083
2. http://www.nature.com/news/pioneering-brain-implant-restores-paralysed-man-s-sense-of-touch-1.20804
3. https://www.newscientist.com/article/2109005-quadriplegic-man-feels-touch-on-robotic-hand-with-brain-implant/
4. http://spectrum.ieee.org/the-human-os/biomedical/devices/brainimplant-allows-man-to-feel-touch-on-robotic-hand