Do keni parë në filma skena ku robotët nuk kanë më nevojë për njerëzit pasi që ata janë në gjendje të prodhojnë robotë të rinj. Skenat mund të jenë dukur të frikshme, pasi që një makinë që përmirësohet dhe riprodhohet vazhdimisht mund të zhdukë pa problem qeniet njerëzore nëse vendosë se një gjë e tillë është më e mirë për të apo për ambientin. Në fakt edhe disa shkencëtarë kanë folur kundër krijimit të inteligjencës artificiale. Por, dëshira për njohuri të reja është më e fuqishme se frika. Të paktën është kështu për grupin e inxhinierëve nga Universiteti ETHZ dhe Universiteti i Kembrixhit (Cambridge), të cilët kanë krijuar robotin nënë që krijon vazhdimisht robotë fëmijë. Punimi i tyre është publikuar te revista PLOS One. Natyrisht, bëhet fjalë për robotë të thjeshtë dhe me aftësi të limituara, por që sidoqoftë janë në gjendje të krijojnë njëri-tjetrin dhe të evoluojnë.
Nëna-bot përbëhet nga një krah robotik që prodhon bebe-botët, funksioni i të cilëve është të ecin. Nga ecja e tyre, nëna-bot mbledh informacionin në lidhje me performancën, të cilin pastaj e përdorë në përmirësimin e algoritmit të saj. Me algoritëm të përmirësuar, nëna-bot krijon gjeneratën tjetër të bebe-botëve në mënyrë autonome. Dizajnimi i çdo bebe-boti merr 10 minuta. Nga gjenerata në gjeneratë vërehen përmirësime. Inxhinierët gjithashtu kanë vërejtur se bebe-botët që performonin mirë nuk pësonin shumë ndryshime, gjë që do të thotë se algoritmi i tyre është në përputhje me teorinë e evolucionit. Pra, nga gjenerata në gjeneratë, bebe-botët po evoluonin. Çdo bebe-bot kishte ‘gjenomin’ e vet të komandave, që varionte nga një në pesë ‘gjene’. Për këtë eksperiment janë krijuar 500 bebe-bot. Në fund të eksperimentit, bebe-botët e gjeneratës së fundit rezultuan më shumë se dy herë më të shpejtë se ata të gjeneratës së parë.
Mbetet për t’u parë nëse do të krijohen robotë që do të punojnë në mënyrë plotësisht autonome. Tani për tani, padyshim që nuk jemi në rrezik nga këto bebe-botë, sado të shpejtë që të bëhen.

Burime:
1. http://www.engineering.com/DesignerEdge/DesignerEdgeArticles/ArticleID/10554/Engineers-Program-Robot-to-Create-Its-Own-Children.aspx
2. http://journals.plos.org/plosone/article?id=10.1371/journal.pone.0128444