Eksplorimi i hapësirës dhe trupave që ndodhen në të është një ëndërr e vjetër e njerëzimit e cila është bërë realitet vetëm gjatë kohëve të fundit. Zhvillimi i teknologjisë për hapësirën bazohet në atë që shohim këtu në Tokë si edhe ka shpesh aplikime këtu në Tokë, por ekziston diçka që nuk paraqitet në Tokë që paraqitet në hapësirë. Kjo diçka është mikrograviteti. Mikrograviteti është graviteti i vogël i trupave qiellor si kometa apo asteroide. Ky përbën një problem serioz për studimin e tyre, pasi që pajisjet që ne do të mund të dërgonim në to rrezikojnë të fluturojnë në hapësirë apo të kthehen përmbys si pasojë e lëvizjes së tyre të zakonshme. Ato kanë nevojë për më shumë tërheqje. Për këtë arsye, NASA në Jet Propulsion Laboratory (laboratori i lëvizjeve reaktive), Universiteti i Stanford-it dhe MIT kanë krijuar robotin iriq, i cili nuk është i kushtëzuar nga pozicioni në të cilin ndodhet.
Roboti iriq hidhet, kërcen e rrotullohet në një mënyrë shumë të pazakontë. Ka formë kubi dhe në sipërfaqe, përreth, ka “thumbat”, të cilët e mbrojnë nga përplasjet që bën gjatë kërcimeve të veta. Ai lëvizë duke përdorur rrotat që gjenden brenda kubit, të cilat i rrotullon dhe përdorë ndalimin e shpejtë të rrotullimit të tyre për të kërcyer e për t’u rrotulluar. Ky mekanizëm funksionon aq mirë saqë roboti iriq mund të hidhet edhe vertikalisht në mënyrë të kontrolluar, nëse në lëvizje e tillë do t’i duhej për të kaluar ndonjë pengesë apo për të dalë nga ndonjë gropë. Në qershor, NASA ka testuar sjelljen e tyre në mikrogravitet duke bërë eksperimente brenda një avioni C-9 në fluturim.
Prototipet e krijuara nga JPL dhe Stanford kanë disa ndryshime të vogla si peshën, metodën e frenimit, etj., por të dy janë të aftë të bëjnë lëvizjet e nevojshme. Për momentin shkencëtarët po provojnë të avancojnë autonominë e tyre, t’i bëjnë më të zgjuar, në mënyrë që të mund të kryejnë eksperimentet e nevojshme gjatë eksplorimit.

Burime:
1. http://www.jpl.nasa.gov/news/news.php?feature=4712