Marrja e mjekimeve në vena, marrja apo dhënia e gjakut si dhe raste të tjera mjekësore kur duhen gjendur enët e gjakut të pacientit shpesh përbëjnë problem për mjekët. Kjo ndodhë sidomos kur pacienti ka vena të thella, larg sipërfaqes së lëkurës, apo tek fëmijët që frikësohen e lëvizin. Inxhinierët nga kompania Christie Medica Holdings ka krijuar një mënyrë për t’i lejuar mjekët t’i shohin venat e pacientit mbi lëkurë.
Pajisja e quajtur VeinViewer përdorë dritë afër infra të kuqe për të krijuar imazhin e enëve të gjakut të pacientit. Kjo është e mundur pasi që gjatësia valore e dritës së përdorur absorbohet nga hemoglobina e gjakut, ndërsa pasqyrohet nga indet përreth. Pas marrjes së imazhit nga trupi i pacientit, pajisja në fjalë e rikrijon atë në dritë të dukshme dhe e projekton në të njëjtin vend ku është marrë imazhi. Kjo bën që për mjekun lëkura e pacientit të jetë si e tejdukshme. VeinViewer rritë në 100% suksesin e çdo gjilpëre dhe ulë me mbi 30% nevojën për pajisje intravenoze që lihen në trupin e pacientit me ditë të tëra. Kjo pajisje gjithashtu mundëson pamjen e valvulave dhe degëzimeve duke bërë të mundur përzgjedhjen e vendit më të përshtatshëm, pasi që vena më e dukshme nuk është gjithmonë më e përshtatshmja.
Tani, kompania ka bërë të ditur se ka krijuar modelin e ri VeinViewer Vision2, që i kalon modelet e mëparshme për nga cilësia. Ky model u mundëson mjekëve kontrollimin e pacientit ‘nga koka te këmbët’. Gjithashtu, ofrohen edhe shumë mundësi për manipulimin e imazhit si: ngjyra, zmadhimi/zvogëlimi, shikimi i detajeve, ndriçimi, etj., duke bërë të mundur pamjen sa më të qartë të enëve të gjakut dhe për të reduktuar kështu problemet. Vision2 punon me bateri litiumi, të cilat mund të përdoren pa ndërprerje për rreth dy orë.
Burime:
1. http://phys.org/news/2015-08-near-infrared-tech-vein-access-procedures.html
2. https://www.christiemed.com/vein-illumination
3. https://www.christiemed.com/products/veinviewer-models/veinviewer-vision2