Një artikull i publikuar të hënën në Nature Nanotechnology sjell një mënyrë të re për mbledhjen e energjisë diellore dhe shndërrimin e saj në atë elektrike. Kjo teknologji është rezultati i një bashkëpunimi mes departamentit të shkencave të materialeve të Universitetit të Milano – Bicoccia dhe Qendrës për Fotofizikë Diellore të Avancuar të Laboratorit Kombëtar të Los Alamos të SHBA-ve. Bëhet fjalë për grumbulluesin e parë luminishent diellor (LSC) me pika kuantike, i cili ka sipërfaqe mjaftueshëm të madhe për t’u përdorur për dritare fotovoltanike. Ndryshe nga paraardhësit e vet laboratorik, këta grumbullues LSC nuk përbëhen nga materiale toksike dhe mbulojnë gjithë spektrin diellor.
Me problemet që pritet të sjellë ngrohja globale në dekadat e ardhshme, në të gjithë botën po bëhen vazhdimisht përpjekje për krijuar teknologji që do të na sjelli energjinë për të cilën kemi nevojë, pa koston e ndotjes së ambientit. Një nga këta lloje energjie është edhe ajo diellore. Dritaret që shërbejnë si gjeneratorë energjie diellore janë ideja më e re, e cila ende nuk ka dalë në treg. Kjo sepse deri tani nuk kishte mënyrë për të krijuar grumbullues luminishent diellor me sipërfaqe mjaftueshëm të madhe, nuk ka pasur sipërfaqe pa ngjyrë, dhe më e rëndësishmja, pikat kuantike të përdorura në to bazoheshin në metalin e rëndë të quajtur kadmium (Cd), gjë që i bënte toksike.
Teknologjia e re gjithashtu përdorë pika kuantike. Pikat kuantike janë objekte nanometrike tredimensionale të përbëra nga gjysmëpërçuesit, të cilat kanë karakteristika të sistemeve për të cilat vlejnë ligjet e mekanikës kuantike. Në këtë teknologji pikat kuantike përbëhen nga bakri (Cu), indiumi (In), seleni (Se) dhe squfuri (S), të cilët nuk janë toksik. Ato janë të futura në një polimer transparent me kualitet të lartë optik. Tek këto LSC është zgjidhur edhe problemi i ngjyrës. Meqë ato mbulojnë të gjithë spektrin diellor, absorbimi dhe emetimi nuk i jep dritares ndonjë ngjyrë të caktuar dhe ngjyrat e para përmes saj janë natyrale. Një pjesë e dritës që kalon përmes dritares absorbohet nga pikat kuantike, emetohet në valë infra të kuqe, të cilat syri i njeriut nuk i dallon dhe pastaj merret nga qelizat diellore të cilat vendosen anash dritares dhe konvertohet në energji elektrike. Rendimenti i fuqisë optike të arritur me këtë metodë është 3,2 %. Ajo që mbetet për të ardhmen është ulja e çmimit të prodhimit, në mënyrë që teknologjia e dritareve që shërbejnë si gjeneratorë energjie diellore të mund të përdoret në ndërtesa.
Burime:
1. http://www.nature.com/nnano/journal/vaop/ncurrent/full/nnano.2015.178.html#abstract
2. http://www.lanl.gov/discover/news-release-archive/2015/August/08.24-capture-sunlight-with-window.php