Energjia diellore është e të gjithëve dhe është falas. I vetmi çmim i saj është çmimi i paneleve diellore dhe i instalimit të tyre. Kohët e fundit, me përmirësimin e teknologjisë në këtë fushë, panelet diellore janë gjithnjë e më të lira. Kjo ka bërë që shumë njerëz të interesohen për ta, dhe kur njerëzit interesohen për diçka, ata kërkojnë në Google. Kërkimet e shumta duket se i kanë dhënë idenë Google për të krijuar ‘Project Sunroof’, projektin për llogaritjen e kursimeve nga energjia diellore.
Projekti në fjalë përdorë të njëjtën teknologji si Google Maps për të lokalizuar shtëpinë në bazë të adresës së dhënë. Pas gjetjes së shtëpisë, Google kontrollon pullazin për këndet në krahasim me pozicionin e diellit gjatë vitit, objekte që mund t’i bëjnë hije si pemë apo ndërtesa të tjera, etj., dhe bazuar në to llogaritë sasinë e energjisë që pullazi i caktuar do gjeneronte po të ishte i mbuluar me panele diellore. Bazuar në sasinë e energjisë që do të mund të merrej nga panelet diellore, Google llogaritë sa do të mund të kursehej, duke e krahasuar energjinë e gjeneruar nga panelet mbi pullaz me energjinë që shtëpia në fjalë shpenzon zakonisht. Natyrisht, nuk ka kuptim të shpenzohet për panele diellore që gjenerojnë më shume energji nga sa i duhet pronarit. Në fund, Google e vë kërkuesin në kontakt me kompani, të cilat do të mund të bënin instalimin.
Për momentin, ky projekt është vënë në dispozicion të pronarëve të shtëpive në San Francisko, Fresno dhe Boston. Sipas reklamës që së hedhur në YouTube, ata shpresojnë që në të ardhmen ky projekt të shtrihet në gjithë SHBA e pastaj edhe në të gjithë botën.

Burime:
1. https://www.google.com/get/sunroof/about/
2. https://www.google.com/get/sunroof#p=0